E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 3 të rinj, vodhën bobinat e transformatorit

Autorët e një vjedhjeje në Malësi të Madhe janë arrestuar dje, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sokol Ripaj, 24 vjeç, banues në fshatin "Aliaj" të Kastratit dhe Jetmir Vija, 27 vjeç, banues në lagjen Guerile të Shkodrës, përfunduan në pranga, ndërsa u shpall në kërkim Kristjan Lumaj. Burime zyrtare nga policia thonë se këta të rinj kanë vjedhur 3 bobina të transformatorit elektrik në fshatin Bruçaj të Komunës Kastrat. Lidhur me këtë rast, nga ana e policisë u bë e mundur gjetja dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 3 bobinat e transformatorit elektrik, si dhe u bë bllokimi e sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i makinës “Benz” me targa MA 1303 B, në pronësi të shtetasit Kristjan Lumaj. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se dhe mjeti në fjalë është i vjedhur dhe i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›