E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri me prindërit, var veten 17-vjeçarja

Një 17-vjeçare nga fshati Sheqeras i Korçës i ka dhënë fund jetës pas sherrit me prindërit, për shkak se ajo kishte marrë pjesë në një festë, pa dijeninë e tyre. Mësohet se Made Shatro është gjetur e vetëvarur pasditen e djeshme në vendin ku mbaheshin bagëtitë. Sipas hetimeve paraprake, policia bën me dije e 17-vjeçarja i ka dhënë fund jetës pas sherrit me prindërit e saj.

Mësohet se adoleshentja ka marrë pjesë në një festë të organizuar me miqtë e saj, pa marrë leje dhe pa u thënë gjë prindërve. Ky fakt ka shkaktuar pakënaqësi te prindërit e saj, të cilët e kanë qortuar të bijën për një veprim të tillë. Kjo duket se ka nxitur 17-vjeçaren për t’i dhënë fund jetës pa e menduar gjatë, në kushte të rënda psikologjike. Trupi i pajetë është gjendur dje në vendin ku mbaheshin bagëtitë nga babai i adoleshentes. Policia kreu veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe më pas e klasifikoi vdekjen e 17-vjeçares si vetëvrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›