Arrestohen 4 autorët e vrasjes në Shkodër

Janë vënë në pranga 4 autorët e vrasjes së një 21 vjeçari ditën e djeshme në Shkodër. Policia arrestoi shtetasit, Mikael Kola, 16 vjeç, Bledar Kola, 26 vjeç, Arben Kola 24 vjeç dhe Kamber Kola 47 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e vrasjes së bashkëpunim. Në banesat e autorëve u gjetën 2 armë gjahu, 30 copë fishekë dhe 1 palë pranga.
Shtetasi Eson Vukatana, u vra dje teksa po hynte në pallatin ku banonte .
Ai ishte duke shkuar në shtëpi, kur u qëllua për vdekje me 6 plumba në gjoks.