Dibër/ Arrestohet kryekomunari, nën hetim 3 zyrtarë të tjerë

Kryetari i komunës së Kalasë në Dodës në Dibër është vënë në pranga ndërkohë që tre zyrtarë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Policia informoi se ndalimet janë bërë nën akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe shpërdoritmit të detyrës. Policia arrestoi kryekomunarin Bajram Himallari ndërkohë që në hetim të lirë janë Abaz Lama, kryeplak i zonës së Laknasit, Mevlan Hamati , nënpunës i gjendjes civile në Kalanë e Dodës dhe A.H, specialiste në Bashkinë e Kamzës.
Për ngjarjen pritet një konferencë për shtyp nga Policia e Tiranës.