E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selmanllari padit Shalsin për shpifje

Biznesmeni Rrahman Selmanllari ka ngritur padi penale ndaj deputetit të PS-së, Eduard Shalsi nën akuzën për shpifje.
Avokati i Selmanllarit, Genc Gjokutaj ka depozituar padinë në Gjykatën e Tiranës. "Padia është ngritur pasi në datat 16, 17, 18 gusht Shalsi ka shpifuar ndaj Rrahman Selmanllarit për kompaninë e tij "Stream Oil". Ai e ka fyer dhe akuzuar botërisht, tha Gjokutaj.

Deputeti Shalsi ka deklaruar se biznesmeni Selamnllari, me bashkëshortin e deputetes së PD-së, Albana Vokshi merret me tregtimin e karburanteve dhe vajrave lubrifikuese, të cilat prodhohen nga fushat e naftës e gazit që i janë falur me koncesion nga Sali Berisha, Arian Tartarit për llogari të firmës së tij, "Stream Oil".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›