E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet kryekomunari, hetohen edhe 3 zyrtarë


Kryetari i komunës së Kalasë në Dodës në Dibër është vënë në pranga ndërkohë që tre zyrtarë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Në kuadër të operacionit "Zarfi i bardhë", policia arrestoi Bajram Himallari ndërkohë që në hetim të lirë janë Abaz Lama, 55 vjecc, kryeplak i zonës së Laknasit, Mevlan Hamati , nënpunës i gjendjes civile në Kalanë e Dodës dhe A.H, specialiste në Bashkinë e Kamzës. Arestimi është bërë pasi Himallari në bashkëpunim me tre zyrtarët e tjerë kanë falsifikuar dokumentet e një këshilltari të komunës Kala e Dodës, duke i ndryshuar vendbanimin nga kjo komunë në Tiranë, me qëllim që ky i fundit të mos ushtronte aktivitetin e tij si zyrtar i kësaj komune.
Policia informoi se ndalimet janë bërë nën akzuën e falsifikimit të dokumentave dhe shpërdoritmit të detyrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›