E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e plazheve, Ministria e Mjedisit gjobit me 54 milionë lekë subjektet private

Autoritet përgjegjëse në vend po respektojnë me përpikëri angazhimet e qeverisë për mbrojtjen e zonave bregdetare, në kushtet kur Shqipëria po shënon një numër rekord turistësh, çka parashikohet të shkohet drejt dyfishimit vitin e ardhshëm.
Frekuentimi në rritje për plazhet e mahnitëse në të gjithë vijën bregdetare të vendin, bën të detyrueshme marrjen e masave administrative për mbrojtjen e zonave. Kësisoj,
Ministria e Mjedisit deklaroi se ka vendosur në total 53 milionë e 580 mijë lekë gjoba si dhe ka pezulluar 17 subjekte private për ndotjen e zonës bregdetare, si pasojë e një aksioni rutinë. Kontrolli është kryer ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e bregdetit deri në lokalitet e Korçës dhe Pogradecit, vende që frekuentohen si plazhe gjatë sezonit veror.
Drejtori i Kontrollit për Mjedisin, Alfred Deshati bën të ditur se nga këto inspektime janë vendosur gjoba që variojnë nga 100 deri në 1 milion lekë. Një çështje që është parë me rëndësi nga inspektorët e mjedisit gjatë kontrolleve të kryera prej tyre ka qenë shkarkimi i ujërave të zeza në det si dhe mbetjet spitalore nga subjekte shtetërore. Zona bregdetare e Durrësit, Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, e konsideruar si më e ndotura nga derdhjet në det të ujërave të zeza, tashmë ka shpëtuar nga ky makth, teksa Ministria e Mjedisit ka penalizuar kundërvajtësit si dhe ka realizuar shkëputjen e tubacioneve të ujërave të zeza që derdheshin në det. “Inspektoriati i Mjedisit në zonën e Golemit dhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës ka realizuar shkëputjen e tubacioneve dhe ndërprerjen e derdhjeve të ujërave të zeza në det” - tha më tej, Alfred Deshati, Drejtori i Kontrollit për Mjedisin.

Disa nga subjektet e penalizuara për ndotje të vijës bregdetare

1. Bashkia Durrës, 1 000 000 lekë, për ndotje të vijës bregdetare në zonën e plazhit në Gjirin e Durrësit
2. Komuna Ishëm, Durrës, 1 000 000 lekë, për ndotje të vijës bregdetare në zonën e plazhit në Gjirin e Lalëzit
3. Bashkia Durrës, Ndërmarrja Komunale e Pastrimit të Plazhit 1 000 000 lekë, për ndotje të vijës bregdetare në zonën e plazhit në Gjirin e Durrësit
4. Janë penalizuar edhe disa subjekte të tjera private si disko, restorante dhe hotele, për mos ndotje të vijës bregdetare dhe ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›