Virusi AH1N1 në Shqipëri, shënohet viktima e katërt
TIRANE- Shkon ne 4 numri i vdekurve nga gripi i derrit në vendin tonë. Personi i katërt që ka humbur jetën është një 31 vjecar nga qyteti i Vlorës . Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas të njëjtave burimeve 31 vjecari me iniciale E.M kishte disa ditë me gjendje gripale ndërsa fillimisht është kuruar me antibiotikë në shtëpi.
Më pas ai është shtruar ne spitalin e Vlorës por pas përkeqësimit të gjëndjes është trasferuar në Tiranë. Fillimisht është trasferuar në senatorium me pas në reaminacionin e QSUT-së ku ka humbur dhe jetën. Burimet zyrtare konfirmojnë se shkaku i vekjes ka qenë virusi AH1N1, ndërkaq po dje dy raste të tjera vdekjesh janë konfirmuar me virusin e gripit të derrit.
Behet fjalë për një grua 47 vjecare nga Shkodra e cila prej 5 ditësh gjendej e shtruar ne senatoriumin e Tiranës. Sipas autoriteteve mjekësore viktima vuante nga mushkëritë hipertensioni dhe hiperobeziteti. Ndërkaq një tjetër 51 vjecar po nga qyteti i Shkodres ka humbur jeten nga virusi AH1N1.
Tre ditë më pare Drejtori për Politikat Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pellumb Pipero konfirmoi se 6 pacientë të prekur nga virusi i gripi të derrit ndodheshin në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë në vend numri i rasteve të të prekurve nga virusi numërohen 310 persona. Viktima e pare e AH1N1 në Shqipëri ishte një burrë 57 vjecar nga Sukthi i Durresit i cili vuante edhe nga tumori në prostat.
(s.g/BalkanWeb)