Kosovë, sot, raundi i dytë i votimeve
PRISHTINE- Pas raundit të parë të zgjedhjeve, sot votuesit do t’u drejtohen edhe një herë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët në 21 nga 36 komuna të Kosovës.
Në 21 komuna ka mbetur gara e balotazhit, pasi që asnjëri nga kandidatët për këtë post nuk ka mundur të sigurojë 50 përqindëshin e nevojshëm të votave që të zgjidhet kryetar që në raundin e parë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme që zgjedhjet për balotazh të mbahen në një ambient të rregullt.
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, deklaron se të gjitha përgatitjet për ditën e sotme janë kryer në mënyrën më të mirë të mundshme.
Lushta thotë se, edhe sa i takon anës së transparencës dhe të sigurisë gjatë kohës së votimit, masat janë shumë efikase. Ajo thekson se për mbikëqyrjen e procesit të votimit, është akredituar një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve.
“Kemi akredituar 1,404 vëzhgues. Jemi të kënaqur që kemi një numër kaq të madh të vëzhguesve, që është shumë mirë për transparencën e zgjedhjeve. Andaj, të gjitha përgatitjet kanë përfunduar me kohë”, deklaron Lushta.
Në garë për balotazh janë 17 kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës, 12 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, 7 të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 2 të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, 1 i Aleancës Kosova e Re, 1 kandidat i pavarur dhe 2 kandidatë nga subjektet politike serbe.
Ndërkaq, autoritetet e rendit zotohen se i kanë ndërmarrë të gjitha masat e duhura, që procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa incidente. Sipas zyrtarëve të policisë se Kosovës, në detyrë, gjatë ditës së sotme, do të jenë të angazhuar rreth 4 mijë policë.
(s.g/Europaelire/BalkanWeb)