Vrasja e Mirit të Xhikes rikthehet në Gjykatë
TIRANE- Rikthehet në gjykatë “Masakra e Kartodromit”. Lavdërim Tufa, i akuzuar për vrasjen e trefishtë në vitin 2002, ku një nga viktimat ishte biznesmeni Fatmir Rama, i njohur me nofkën ‘Miri i Xhikes’, do të ulet sërish në bankën e të pandehurve në Gjykatën e Tiranës. Dosja voluminoze ku Prokuroria ka “kyçur” të gjitha provat me të cilat pretendon të vërtetojë fajësinë e Lavdërim Tufës, ka mbërritur në Gjykatë pak ditë më parë. Përmes shortit elektronik, gjyqtari Albert Meça është përzgjedhur për të shqyrtuar dosjen penale më të shumëpërfolur në vite. Lavdërim Tufa është gjykuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata e Apelit e prishi këtë vendim, me argumentin se Krimet e Rënda nuk janë kompetente për shqyrtimin e akuzave të tilla, duke gjetur si kompetente Gjykatën e Tiranës. Çështja mbërriti në Gjykatën e Lartë, e cila duke mos pranuar rekursin e Prokurorisë, i hapi dritën jeshile gjykimit nga e para të Lavdërim Tufës.
Ngjarja
Fatmir Rama, i njohur me nofkën “Miri i Xhikes”, një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri, u ekzekutua mbrëmjen e 29 marsit 2002 në kompleksin e tij luksoz “Kartodromi 2000”, në periferi të Tiranës. Ai ndodhej në një tavolinë së bashku me miqtë e tij dhe po ndiqte ndeshjen e futbollit mes kombëtares shqiptare dhe asaj ruse, që luhej në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Papritur, dy persona të armatosur hynë në derën kryesore të kompleksit dhe qëlluan me breshëri në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Fatmir Rama. Si pasojë gjeti vdekjen biznesmeni Rama miku i tij, Kristaq Cami dhe një nga kamarierët e lokalit, Julian Durishti. Ndërsa, Ylli Kelmendi, mik i ngushtë i Fatmir Ramës, mundi të shpëtonte. Nëntë muaj pas ngjarjes, falë një superaksioni policor, u prangos një nga të dyshuarit, Lavdërim Tufa, me banim në Lundër, shumë pranë ‘Kartodromit’. Ndërkaq, nuk u zbuluan kurrë personat e tjerë që qëlluan në drejtim të biznesmenit të shumëpërfolur për lidhje me politikën.
(GSH/BalkanWeb)