Arrestohen 5 vete. Akuza bllokuan zgjedhjet ne Shale

Pesë persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës për bllokim të procesit të votimit në komunën Shalë. Pas bllokimit të procesit policia ndaloi 30 persona prej të cilëve arrestoi Petrit Colin, Pllumb Mollzatin, Prek Kodrën, Kol Gjergjin dhe Mirash Rrethatorin.
Personat e vënë në pranga kanë sulmuar komisionerët e caktuar nga KQZ, të cilët kishin edhe materialet zgjedhore, sapo kanë zbritur nga helikopteri.Në shenjë kundërshtimi për komisionerët e caktuar personat e ndaluar i kanë bllokuar ata si edhe rrugën drejt qëndrës së votimit duke bërë që procesi i votimit të mos zhvillohej.Sipas KQZ procesi në komunën e Shalës do të zhvillohet në një datë tjetër.Ndërkaq një ditë më parë u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore ne 9 komuna të tjera të vendit.
Në komunën Mollas në Korçë, Aleanca për Qytetarin ka fituar 9 anëtare në Këshillin Komunal ndërsa Alanca për të Ardhmen 4. Në komunën Papër të Elbasanit për herë të tretë ka fituar kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Shefqet Bullari me 110 vota avantazh.Në komunën Qendër në Skrapar me 40 vota diferencë ka fituar kandidati I majtë Astrit Mustafaraj.
Në komunën Zall Dardhë të Dibrës,me 48 vota avantazh ka marrë drejtimin e komunës kandidati I djathtë kundrejt atij të majtë.Në komunën Kolsh në Lezhë Kandidati i majtë Ferdinand Ndoi është shpallur fitues me 398 vota më shumë se ai i djathtë. Në komunën Armen të Vlorës është rikonfirmuar për herë të tretë kandidat i djathtë Kliton Haxhiraj me 28 vota diferencë nga ai i majtë.
Në Shllak të Shkodrës është rikonfirmuar për drejtimin e komunës kandidati i djathtë Hilë Kodra me 137 vota më shumë se ai i majtë Gjin Marku. Ndërkohë që për komunën Pishaj të Elbasanit dhe atë të Finiqit në Sarandë numërimi vazhdon.
Olgera Muka Azhornuar së fundi ( e hënë , 01 gusht 2011 )