Arrestohen 6, hodhën në erë shtyllat e tensionit të lartë
17/02/2012 Ngjarja ndodhi në fillim të këtij viti në Kallmet të Lezhës. U gjenden dhe materialet
LEZHE- Arrestohen 6 persona për shkatërrimin me tritol të 2 shtyllave të tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës. Policia e Lezhës ka deklaruar se janë arrestuar 6 shtetas për këtë vepër pas një pune operative prej më shumë se 40 ditësh. Në fillim të këtij viti të ndaluarit i vunë tritol 2 shtyllave të tensionit 400 kilovolt që përcjell energjinë nga Mali i Zi në vendin tone. Një nga linjat që u dëmtua është Koman-Elbasan. Ndërkohë të arrestuarve u janë gjendur dhe shumë materiale, të cilët dokumentojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm.
Arrestimi
Sipas policisë së Lezhës, nga hetimet e kryera është bërë i mundur zbulimi dhe ndalimi i autorëve të kësaj ngjarjeje, të cilët janë shtetasit B, Lugina, vjeç 25, banues në Balldren, Xh. Lugina, vjeç 23, banues në Balldren, M. (Nikollë) Thepi, vjeç 20, banues në fshatin Spathar, Shkodër, G. Dedaj, vjeç 22, banues në fshatin Torovicë, Lezhë, A. Boka, vjeç 28, banues në fshatin Balldren dhe E. Preçi, vjeç 47, banues në fshatin Juban Shkodër. Gjatë veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar fitil zjarrpërcjellës, 190 kapsolla detonatorë, lëndë artizanale për eksploziv, një armë zjarri automatike, katër motoçikleta dhe një autoveturë,
të cilat janë përdorur nga autorët për kryerjen e veprave penale. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër dhe Lezhë. Ngjarja për të cilën janë ndaluar dhe akuzuar 6 personat ndodhi në fillim të këtij viti kur 2 shtylla të tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës u dëmtuan me lëndë eksplozive e llojit tritol. Për shumë orë njëra shtyllë u mbajt vetëm me një këmbë kurse tjetra u dëmtua në pjesën më të madhe të bazamentit të saj. Dy shtyllat që rrezikuan të rrëzoheshin janë pjesë e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt që përcjell energjinë nga Mali i Zi në vendin tonë. Një nga linjat që u dëmtua është Koman-Elbasan. Për disa orë ekspertët antieksploziv punuan për çaktivizimin e pjesës tjetër të lëndës eksplozive që ende nuk kishte shpërthyer.