Emergjencat, helikopterët evakuojnë 10 të sëmurë, 2 të humbur në Bulqizë
TIRANE- Situata e krijuar nga reshjet e borës mbetet ende emergjente në disa komuna në veri të vendit, edhe pse sot nuk ka reshje bore. Banorët në këto zona kanë kaluar 17 ditë të izoluar, ndërsa bora në disa vende e ka kaluar trashësinë 3 metra. Problem kryesor për ta mbetet hapja e rrugëve, furnizimi me ushqim pasi rezervat i kanë drejt fundit, furnizimi me energji elektrike dhe ardhja në ndihmë në kushtet e emergjencave shëndetësore.
Aktualisht rezultojnë ende të izoluara 6 Komuna në Tropojë, ndërsa akset te kalueshme me zinxhire për shkak të pranise edhe të akullit. Në Has janë të izoluara 3 komuna, ndërsa në Kukës, ku sot termometri shënon minus 8 gradë celcius, 8 Komuna janë te izoluara dhe në 6 të tjera janë zhbllokuar vetëm qëndrat. Moti i mirë pritet të favorizojë operacionin e shpëndarjes së ndihmave në këto zona, operacion që ka vijuar intensivisht dje edhe pse helikopterët kanë patur vështirësi për tu ulur në terren për shkak të trashësisë së borës që i kalonte 3 metra.
Ndërkaq situata e vështirë dhe në qarkun e Dibrës, ku Komunat e izoluara tashmë prej 15 ditësh kanë dhe mungese të energjisë elektrike. Rrugët e bllokuara nga bora trashësia e se cilës varion nga 2 deri në 3.5 metra nuk lejon as shpërndarjen e ndihmave në rrugë tokësore. Aksi Peshkopi-Milot është i kalueshëm, ndërsa Peshkopi-Qafë Bualli me vështirësi. I ftohti ka mbërthyer dhe Librazhdin, Gramshin e Korcën ku temperaturat kanë rënë sërish. Ndërsa dhjetra fshatra në këto zona janë të izoluar, pasi akset janë të pakalueshme për shkak të trashësisë borës që arrin deri në 2 metra. banorët kërkojnë ndihma ushqimore, furnizim me energji elektrike dhe hapjen e rrugëve.
Bulqizë, babë e birë në mal, 5 ditë pa kontaktuar
Familjarët e Dashamir Dedjas dhe djalit të tij Ilirit apel për ndihmë në News 24. Ata shprehen të shqetësuar për dy anëtarëtt e familjes, kryefamiljarin dhe djalin e tij, pasi kanë humbur kontaktet me familjen prej 5 ditësh.
Babë e bir ndodheshin në stan në Malin e Bardhë, ku trashësia e borës arrin deri në 4 metra, ndërsa prej 5 ditësh nuk kanë asnjë kontakt me familjen.
Bulqizë, apel për ushqim dhe ilace në komunën Ostren
Kreu i komunës së Ostrenit në Bulqizë në një bisedë telefonike për News 24 bën apel për ndihma në ushqime dhe ilace për banorët e kësaj komune, pasi sipas tij, atje kanë mbaruar të gjitha rezervat.
“Të gjithë banorët pa ushqime, kanë 21 ditë të bllokuar , u kanë mbaruar të gjitha ushqimet dhe ilacet”, u shpreh kryekomunari Razi Rama.
Kukës, transportohet drejt spitalit i sëmuri me zemër
Në pamundësi për të carë borën me trashësi deri në 2 metra, forcat e ushtrisë kanë transportuar një të sëmurë me probleme kardiake nga komuna Topojan në spitalin e Kukësit. Pacienti priste prej 3 ditësh në gjendje të rëndë, ndërsa sipas mjekut Sokol Hasho janë dhe raste të tjerë në po të njëjtën zonë, por në gjendje më të përballueshme.
Ndërkohë vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë transportuar për në maternitet dy gra shtatzëna dhe në pediatri një fëmijë me temperaturë të lartë.
Helikopterët evakuojnë 10 të sëmurë nga fshatra të thella të veriut
Forcat Ajrore, veçanërisht pilotët dhe helikopterët e Bazës Ajrore të Farkës vijojnë misionet e tyre humanitare në ndihmë të popullsisë së zonave të bllokuara nga reshjet e shumta të borës.
Edhe sot, pas informacionit të marrë nga kryetari i komunës Temal në Shkodër, në orën 12 e 30 minuta një helikopter ka kryer një mision fluturimi, në kushte tepër të vështira, për evakuimin e katër personave të sëmurë, dy prej të cilëve ishin fëmijë, nga fshati Vilë i kësaj komune për në Spitalin Rajonal të Qarkut Shkodër.
Pas sistemimit dhe dhënies së ndihmës së parë, gjendja shëndetësore e të sëmurëve është përmirësuar dhe aktualisht mbahen nën kontrollin e mjekëve. Ndërkaq, po ky helikopter ka marrë një infermier dhe një mami dhe i ka transportuar për në fshatin Shosh. Në kthim ka transportuar një të sëmurë nga ky fshat dhe e ka sjellë në spitalin e Shkodrës.
Gjithashtu, një helikopter tjetër i Forcave të Armatosura ka realizuar evakuimin e katër personave të sëmurë nga komuna Shënmëri për në Spitalin e Rajonal të Kukësit. Edhe për këta persona është dhënë ndihma mjekësore dhe gjendja shëndetësore e tyre është më e mirë.
Ndërsa, një helikopter tjetër ka fluturuar drejt fshatit Letaj të Kukësit, duke bërë të mundur evakuimin e një personi në gjendje shumë të rëndë shëndetësore për në Spitalin e Rajonal të këtij qyteti. Gjendja shëndetësore e të sëmurit është nën kontrollin e mjekëve fshati Tetaj i Kukësit.
Berat, shpërndahen ndihma në zonat e bllokuara
Në kuadër të situatës së krijuar nga reshjet e dëborës, ku në qarkun e Beratit 2 komunat Potom e Gjerbës vazhdojnë të jenë në hartën e zonave të bllokuara, administrata e Bashkisë se Beratit ka dërguar sot në këto zona ndihma ushqimore e medikamente. Ndihmat konsistojnë në 100 pako me ushqime, miell, produkte agrobiznesi dhe 50 kuti me medikamente. Trashësia e dëborës në dy komunat e bllokuara arrin në 1 metër.
(er.nu/ma.ar/el.me/BalkanWeb)