“Nata e Dymbëdhjetë” nga Kosova sonte në TK
TRANË- Shfaqja kosovare “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit do të ngjitet sot dhe nesër në skenën e Teatrit Kombëtar, në kudër të projektit “Një komb, një kulturë”.
Shfaqja është realizuar nga regjisori Ilir Bokshi i cili u shpreh se do të sjellë në Shqipëri një shfaqje shekspiriane por me një tekst që është kthyer në një shqiper të pastër.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, drejtori i TK-së Kristaq Skrami u shpreh se java e teatrit kosovar në Shqipëri këtë vit vjen për e zgjedhur dhe për gjithëpërfshirëse me trupa nga Prishtina, Prizreni dhe Shkupi, në kudër të 100-vjetorit.
“Të gjitha premierat e Teatrit Kombëtar të Kosovës do të vendosen edhe në skenën e TK-së, si “Dosja K” e Kadaresë dhe dy vepra të tjera, por edhe premierat e TK-së do të shkojnë në Prishtinë”, tha Skrami.
E pranishme në konferenvën për shtyp, sot në 4 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe drejtoresha e Teatrir Kombëtar në Kosovë, Burbuqe Berisha e cila u shpreh se fuqizimi i teatrove shqiptare është fuqizim kombëtar.
Për dramën jubilare në TK për Pavarësinë e Shqipërisë, është duke u biseduar ideja e ndërthurrjes në të të aktorëve nga Tirama, Prishtina dhe Shkupi për të sjellë kështu një shfaqje mbarë kombëtare e cila do të vendoset pas shpalljes së fituesve të konkursit të dramës shqipe.
Në datën 19 shkurt, do të shfaqt për publikun e kryeqytetit shfaqja “Ditari i një gruaje nga Kosova” nga Sevdije Ahmeti me regji të Zenel Lacit. Teatri Shqiptar i Shkupit do të sjellë në 23 shkurt “Netë shqiptare”, mbi krijimtarinë e Konicës, Kutelit, Çetës, me regji të Enton Kacaj. Kalendari i muajit shkurt do të mbyllet me shfaqjen fituese të Festivalit Teatror të të Rinjve, “Koleksioni i Qeltë” me regji të Lorin Terezit.
“Një komb një kulturë” është pjesë e aktiviteteve që TK zhvillon prej vitesh në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)