E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet edhe me votat e socialistëve buxheti i Bashkisë Çorovodë

17/02/2012  Socialistët e Çorovodës përshëndesin LSI-në për investimet në qytet

SKRAPAR – Me 12 vota pro, një abstenim dhe dy kundër është miratuar nga këshilltarët e koalicionit PD-LSI, si dhe këshilltarët socialistë projekt buxheti i Bashkisë Çorovodë për vitin 2012, takim që u zhvillua në mesditën e djeshme në ambientet e pallatit të kulturës “Riza Cerova”. Kryetari i këtij këshilli Loni Çuedari ka bërë prezent takimin, ndërsa ka pohuar për këshilltarët dhe për pjesëmarrësit e tjerë, se për një pjesëmarrje më të gjerë në diskutimin e projekt buxhetit të kësaj bashkie është bërë dhe një lajmërim në kanalin e lirë të qytetit. Gjithsesi mbledhja e këshilltarëve është hapur me rendin e ditës: Projektvendim mbi buxhetin e bashkisë për vitin 2011, projektvendim mbi buxhetin e bashkisë për vitin 2012, projektvendim mbi strukturën dhe pagat e administratës dhe institucionet vartëse të bashkisë për vitin 2012, si dhe ndihma ekonomike dhe të ndryshme. Pikat një, tre e katër kanë kaluar pa problem duke marrë 100% votat e 15 këshilltarëve, në pikën dy këshilltarët janë ndalur është ndalur për të dëgjuar referimin e projektbuxhetit të bashkisë për vitin 2012, përgatitur nga një grup pune specialist të fushës ekonomike. Ajo që ra në sy të të gjithë këshilltarëve dhe të pranishmeve të tjerë (qytetarë), ishte se për herë të parë në projektbuxhetin e bashkisë është planifikuar dhe për investime të disa projekteve, gjë e cila në këtë bashki kishte vite që nuk ishte planifikuar. Nisur nga pyetjet e grupit socialist, grupi i punës dhe specialistët e tij kanë sqaruar në detaj investimet, të cilat do të bëhen mes të tjerave, në disa projekte si sistemimi i hyrjes së qytetit, rikonstruksioni ujësjellësit lagjes “5 Shtatori”, hartimin e projekteve të tjera etj. Në vijim të fjalës së tij këshilltari socialist Fatos Hasani tha se: “Që në fillim të përshëndes për investimet që keni planifikuar të bëni në projektet e përmendura dhe të detajuara në këtë projektbuxhet, për mua bashkia është vënë në eficencë, pra ka filluar të punohet prej stafit të saj”. Nisur nga rëndësia e kësaj mbledhje siç është dhe miratimi i projektit të bashkisë për vitin 2012, në votim kanë marrë pjesë të 15 anëtarët e këtij këshilli. Gjatë votimit buxheti është miratuar me 12 vota pro, një abstenim dhe dy vota kundër. Në fjalën e tij kryetari i bashkisë Nesim Spahiu pas falënderimit të këshilltarëve për mirëkuptimin e projektbuxhetit duke e kthyer nga ky moment në një buxhet për t’u zbatuar më pas nga ai dhe stafi i tij tha se: “Buxheti i kësaj bashkie do të zbatohet në përpikëri duke zbatuar ligjet e shtetit dhe vendimet që janë marrë e do të merren nga ky këshill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›