Presidenti Obama fton perfaqesues republikane e demokrate ne Shtepine e Bardhe

Presidenti Barak Obama priti mbreme per nje darke ne Shtepine e Bardhe perfaqesues demokrate e republikane te Kongresit amerikan. Gjate fjalimit te tij ne kete mbremje ai beri thirrje per unitet pas vrasjes se Osama Bin Ladenit nga forcat speciale amerikane.
Mbremja zyrtare ishte planifikuar perpara sulmit te se dieles ne Pakistan ku forcat speciale te marines amerikane te njohura me emrin Seals vrane bin Ladenin dhe disa persona te tjere ne nje vend te fshehte prane kryeqytetit Islamabad.
Permendja e vdekjes se bin Ladenit u shoqerua me brohoritje te gjata si nga demokratet ashtu dhe nga republikanet pavaresisht ndasive politike te koheve te fundit.
Une e di se bashkimi qe ne ndjeme ne 11 shtator te 2011 u zbeh disi gjate viteve... . Sot kam shpresen e zjarrte se ne mund te perdorim nje pjese te ketij uniteti nje pjese te kesaj krenarie per te perballuar sfidat e tjera te cilat ende ekzistojne. - tha presidenti Obama
Ai vleresoi njerezit qe ai i quajti heronj te cilet nderrmoren aksionin ne vendit ku fshihej Osma Bin Ladeni si dhe personelin ushtarak dhe te sherbimeve sekrete qe bene te mundur kete aksion.
Ne risjellim ne kujtese serish se ka nje krenari qe e karakterizon vendin tone dhe se arritjet tona kalojne kufijte e ndarjeve partiake si dhe te gjitha politikat tha presidenti Obama.