Operacioni per vrasjen e Bin Ladenit u krye me saktesi te madhe

Me nje precizion te larte dhe me fshehtesi te madhe forcat speciale te marines amerikane Navy Seals kryen operacionin per kapjen dhe vrasjen e personit me te kerkuar ne dekaden e fundit armikun publik numer nje te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Rruga drejt terroristit me te kerkuar ne bote filloi me nje informacion nga nje i ndaluar qe mbahej ne burgun e Guantanamos.
Ne gusht te vitit te kaluar zyrtaret amerikane te zbulimit vune re nje ndertese ne Abbottabad te Pakistanit nje qytet rreth 160 kilometra larg kryeqytetit te vendit Islamabad.
Ne fund doli se Osama Bin Ladeni nuk fshihej ne nje shpelle ne malet e larta mes Afganistanit dhe Pakistanit por ai fshihej ne nje ndertese 1 milione dollareshe me mure me lartesi 3 deri 5 metra pa linja telefonike e cila gjendet afer nje baze te ushtrise pakistaneze.
Presidenti Obama te dielen tha se jane dashur disa muaj per pergatitjen e ketij operacioni.
Pak pas mesnate ne Pakistan 30 deri ne 40 trupa speciale SEAL te marines amerikane kaluan kufirin nga Afganistani me dy helikoptere.
Ata u leshuan me litar mbi kulm siguruan ndertesen dhe pastaj filluan shkembimet me arme zjarri.
Osama Bin Ladeni refuzoi urdherat per tu dorezuar. Si rezultat forcat speciale e qelluan dy here njera ne koke per tu siguruar qe ai kishte vdekur.
Ishte nje operacion shume i rrezikshem qe kerkon guxim te madh. Nuk eshte e lehte te fluturosh ne nje qytet ne Pakistan ta marresh nen kontroll te marresh te burgosur ne helikopter dhe te largohesh qe andej. Duhet pershendetur guximi i sherbimeve te zbulimit dhe presidentit. - thote Ricard Klarkish - drejtues i sektorit te anti terrorizmit.
Ky operacion ishte plani dytesor.
Disa burime i kane thene televizionit amerikan ABC NEWS se ne muajin mars presidenti ka autorizuar nje plan per dergimin e dy aeroplaneve bombardues B-1 per te goditur ndertesen e Bin Ladenit ne Abbottabad me bomba 1200 kilogramshe.
Por presidenti Obama hoqi dore nga ky plan sepse ndertesa do te shnderrohej ne grimca te vogla pluhuri duke shkaterruar deshmite dhe faktin se Bin Ladeni ishte vrare.
Afersisht dhjete vite pas sulmeve te 11 shtatorit Shtetet e Bashkuara eleminuan terroristin me te kerkuar.