Kosovë, komuna për arrestimet: "Të pafajshëm"

Disa orë pas njoftimit për arrestimin e 6 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, ka reaguar zyra për shtyp e këtij institucioni, i cili mohon pretendimet për keqpërdorimet e përfolura. Në deklaratë sqarohet se policia e ka njoftuar komunën përmes një shkrese për arrestimin dhe se nuk ka asnjë shkelje ligjore.
Në këtë deklaratë sqarohet se nuk është dëmtuar buxheti i Komunës dhe zyrtarët tashmë i kanë angazhuar avokatët mbrojtës.
“Komuna e Prishtinës pret nga organet e drejtësisë që sa më parë të zbardhë të vërtetën lidhur me këtë rast”, përfundon deklarata.