E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Kompromisi është i mundur

“Tre raundet e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit kanë treguar se kompromisi është i mundur, edhe nëse çështjet e diskutuara janë shumë të ndjeshme e delikate”, tha Goran Bogdanoviç, ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ai ka bërë thirrje “për më shumë pragmatizëm” në mënyrë që të arrihet në zgjidhjen e problemeve, ndonëse pranon se do të ishte iluzion të prisje arritjen e menjëhershme të rezultateve.

Dialogu që po vazhdon “padyshim do të ketë dhe statusin e Kosovës si temë, pasi të gjitha problemet lidhen me statusin”. Bisedimet janë një mundësi për shqiptarët e serbët që të arrijnë “pajtimin historik”, theksoi Bogdanoviç.

Duke iu referuar veriut të Kosovës, ministri serb tha se “ekzistojnë dy realitete, një në jug dhe tjetri në veri të lumit Ibër”. Në këtë kuadër, duke folur për opsionin e përfolur të ndarjes, ai thekson se ndarja nuk është qëndrim i Beogradit”, përveç të tjerash se “nuk besojmë që është rruga e zgjidhjes së problemeve”.

Bogdanoviç shtoi se ka në mesin e bashkësisë ndërkombëtare nga ata që mendojnë se “ndarja është zgjidhje”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›