Papandreu: Turqia të heqë ushtrinë nga Qipro
NIKOZIA- Prej dekadash dy vendet kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me Qipron, ku grekët dhe turqit qipriotë jetojnë të ndarë. Në një deklaratë të tijën kreu i qeverisë greke Jorgos Papandreu I ka kërkuar Turqisë të rishikojë praninë e saj ushtarake në ishulin e ndarë qipriot.
"Turqia ka çdo arsye për të rishqyrtuar pozicionin e saj për sigurinë", deklaroi para parlamentarëve në Nikozia, kryeministri grek George Papandreu. "Marrëdhëniet nuk duhet të bazohen në kërcënime apo fuqinë ushtarake, por në bazat e parimeve evropiane dhe detyrimet e përbashkëta", theksoi shefi i qeverisë greke.
Ishulli i Qipros u nda në vitin 1974 pas ndërhyrjes ushtarake turke, që pasoi një grusht shteti të mbështetur nga Greqia. Turqia ka pasur një prani të madhe ushtarake në Qipron Veriore që prej vitit 1974, që garanton sigurinë dhe sovranitetin e qipriotëve turq. Ndarja e Qipros po dëmton planet e Turqisë për t'u anëtarësuar në BE, ku ishulli përfaqësohet nga Qiproja e Jugut.
I kritikuar së tepërmi për forcimin e marrëdhënieve me Ankaranë, Papandreu pritet të jetë më i disponueshëm se sa paraardhësi i tij për të arritur një marrëveshje lidhur me çështjen e Qipros. Vizita e tij e parë, pasi fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 5 tetorit, ishte në Turqi dhe më pas në Qipro.
Diplomatët thonë se një nga problemet më të mëdha që duhen zgjidhur në bisedimet e paqes është sistemi i garancisë. Qipriotët grekë kërkojnë heqjen e këtij sistemi, ndërsa qipriotët turk duan që sistemi të vazhdojë të qëndrojë. Sipas diplomatëve kjo çështje është kryesore për të dyja palët. "Problemet si mbrojtja e të drejtave të njeriut garantohen nga BE-ja dhe jo nga forcat ushtarake", deklaroi Papandreu.
Në një raport të BE-së javën e kaluar, Turqisë i kërkohej të arrinte një marrëveshje për Qipron dhe të hapte kufijtë për qipriotët grekë. Papandreu deklaroi se ishte e rëndësishme që kjo të arrihej brenda dhjetorit.
(m.a/BalkanWeb)