E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia i “ngroh” xhepat Serbisë

BEOGRAD- Rusia i ngroh xhepat dhe zemrën Serbisë mike. Presidenti i Rusisë, Medvedev i dha një hua prej 1.5 miliardë dollarësh Beogradit të goditur së fundmi nga recensioni. Bashkë me ndihmë e madhe ekonomike, medvedev i përsëriti Beogradit se qëndrimi për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Komentet në fjalë Medvedev i bëri gjatë një takimi të shumëpritur me presidentin serb Boris Tadic .
Presidenti serb falënderoi Rusinë për huanë dhe për mbështetjen me cështjen e Kosovës.
Medvedev vlerësoi bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve, vecanërisht ndërtimin e gazsjellësit “Rryma e Jugut” që do të cojë gazin rus drejt Europës nëpërmjet Ballkanit.
Në fakt Rusia i kishte dërguar Serbisë 1.5 miliard dollarë që në korrik dhe kishte nevojë të jashtëzakonshme për këto para, përvec 3 miliard eurove të marra nga FMN me qëllim për të mbuluar deficitin buxhetor dhe për të nisur projektet e mëdha të infrastrukturës.
Deri tani mbështetja ruse për Serbinë ka qenë vetëm me fjalë por tashmë dy vendet kanë projekte të përbashkëta ekonomike dhe kryesori është gazsjellësi. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›