Fier, vetëvaret një 70-vjeçare
Nje grua 70-vjecare ka vrare veten duke u vetevarur brenda mureve te shtepise.
Jetonte vetëm dhe me sa duket nga dëshpërimi vendosi t'i japë fund jetës. Kjo është historia e Fatime Metes, 70-vjeçares që i ka dhënë fund jetës së saj duke u varur brenda shtëpisë. Ajo jetonte e vetme në fshatin Shtyllas, të komunës Levan, të qytetit të Fierit dhe pas vetëvarjes është gjetur nga një bashkëfshatar, i cili ka njoftuar policinë. Burime zyrtare të policisë së Fierit bëjnë të ditur se për këtë ngjarje po hetohet por dyshohet se vetëvarja është kryer në kushte depresive për shkak të vetmisë dhe moshës së thyer.Loli Cecoaliaj