Withers: Me këtë ligj SHISH në varësi të politikës
TIRANE-Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen hapur kundër ndryshimeve në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror. Në një konferencë të posaçme për mediat, ambasadori amerikan, John Withers deklaroi dje në mënyrë të qartë se ligji i ri cenon pavarësinë e SHISH-it, e fut atë nën kontroll politik dhe dëmton imazhin e Shqipërisë. Ai kërkoi shtyrjen e votimit të tij dhe pranimin e ekspertizës së huaj. “Gazeta Shqiptare” boton sot të plotë konferencën e ambasadorit amerikan.
Ambasadori Uidhers: Dëshiroj të ndaj me ju këtë pasdite pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara lidhur me projektligjin e ri mbi shërbimin informative që është tani në parlament. është me rëndësi jetike që shërbimi informativ i Shqipërisë të mbetet profesional, i pavarur dhe i lirë nga të gjitha ndërhyrjet politike. Jemi të shqetësuar që projektligji i minon këto parime. Si rrjedhojë, ky projektligj i ngarkon përgjegjësi të reja brenda vendit shërbimit informativ të vendit, të cilat janë shqetësuese. Shqipëria ka punuar shumë për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar. Ne druhemi se ky projektligj në formën e tij aktuale po e dëmton këtë imazh. Ne e marrim këtë çështje shumë seriozisht. Nxisim me forcë që ekspertë ligjorë ndërkombëtarë të lejohen të kryejnë një rishikim të gjithanshëm të projektligjit përpara se parlamenti të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm. është e domosdoshme që çfarëdo projektligji i tillë të përmbushë standardet ndërkombëtare në përputhje me detyrimet euro-atlantike të Shqipërisë.
Z. Ambasador, a mund të na thoni më me hollësi se ku cenohen standardet ndërkombëtare në këtë projektligj? Së dyti, ç’doni të thoni që shërbimi duhet të jetë i lirë nga ndërhyrjet politike kur, me ligj, shërbimi është në varësi të Kryeministrit?
Mendoj se e kemi treguar ku qëndrojnë shqetësimet tona kryesore. çfarëdo shërbimi informative duhet të mbetet profesional. Nuk duhet të politizohet. Duhet të ruajë pavarësinë si institucion. E kemi parë projektligjin, projektligjin e rishikuar. Vazhdojmë ta quajmë të papranueshëm në pikëpamjet që sapo përmenda. Nuk dua të hyj në shumë hollësi specifike këtu. Mendoj se e kemi bërë të qartë pozicionin tonë dhe mendoj se ju e kuptoni se cili është ky pozicion.
Pyetja ime nuk ka të bëjë me qëllimin e daljes së ambasadorit sot, por me Raportin vjetor për të Drejtat e Njeriut. Raporti thotë se në shtator, prokuroria rrëzoi akuzat kundër ish ministrit të jashtë Basha lidhur me projektin më të madh të punëve publike. Në fakt, çështja u rrëzua nga Gjykata e Lartë, jo nga prokurorët, dhe në prill, jo në shtator. Si i shpjegoni pasaktësitë?
Kjo është një pyetje shumë e gjatë dhe shumë interesante, por nuk është për qëllimin e sotëm. Raporti flet vetë; është shumë i gjithanshëm dhe i përpunuar me shumë kujdes. Do të doja t’iu përgjigjesha çdo pyetjeje që mund të keni mbi projektligjin mbi shërbimin informativ.
Z. Ambasador, si ta përkthejmë këtë dalje publike tuajën për një ligj të tillë kur ka pasur edhe projektligje të tjera dhe nuk kemi parë thirrje kaq të forta publike?
Mendoj se ajo që duam të nënvizojmë është se sa seriozisht e marrim çështjen e këtij projektligji të posaçëm. E marrim vërtet shumë seriozisht. Shqipëria është një anëtare e re e NATO-s dhe ka aspirate për integrim të plotë euro-atlantik. Ndjejmë se ky projektligj e çon Shqipërinë në drejtimin e gabuar. Si miq, si miq të ngushtë të Shqipërisë, ne duam të ofrojmë këshillat tona për t’u siguruar që mikja jonë Shqipëria nuk do të vazhdojë në atë drejtim të gabuar.
Z. Ambasador, dy ditë më parë, isha në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për të ndjekur kreun e shërbimit informativ në deklaratën e tij përpara komisionit në një seancë dëgjimore. Ai tha se shumica e sugjerimeve të tij ishin pranuar dhe se kishte disa rezerva për projektligjin. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, por u tha se projektligji u miratua me konsensusin e kreut të ShISh në të gjitha nenet e tij. A ka të bëjë deklarata juaj me ndonjë ankesë të re nga kreu i ShISh?
Mendoj se çështja që duhet mbajtur parasysh është që ky nuk është thjesht një debat i brendshëm politik. Në kuadrin e NATO-s dhe sipas marrëveshjeve dypalëshe, kjo është një çështje me implikime ndërkombëtare. Dhe, për pasojë, cilido qoftë diskutimi i brendshëm, është shumë, shumë e rëndësishme që ekspertë ligjorë ndërkombëtarë të mund ta rishohin këtë projektligj gjerë e gjatë dhe me hollësi për t’u siguruar që ai përmbush komponentin ndërkombëtar të detyrimeve të tij. Vërtet që po e ndjekim nga afër diskutimin e brendshëm mbi këtë ligj dhe të gjithë deputetëve të të gjithë spektrit politik u kërkojmë të vlerësojnë pasojat e këtij ligji për interesat afatgjata kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë. Më lejoni të shtoj vetëm që kjo është një kohë kur stabiliteti në shërbimin informativ shqiptar është posaçërisht i rëndësishëm. Ky projektligj ngre pikëpyetje pikërisht në atë fushë. Ju falënderoj edhe një herë që jeni këtu. E shohim këtë si një çështje me shumë rëndësi dhe vlerësojmë aftësinë dhe vullnetin tuaj për të treguar vëmendje.
Marre nga: Gazeta Shqiptare