Kosove, nisin bisedimet për qeverinë e re
Bisedimet zyrtare për qeverinë e re ne Kosovë pritet te nisin sot, menjëherë pas certifikimit te rezultatit te zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Duke iu referuar burimeve pranë partisë Demokratike te Kosovës, mediat vendase shkruajnë se është thuajse e përfunduar një marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në e Haradinajt, te cilës flitet se PDK-ja i ka ofruar shtate poste ministrash si dhe postin e zëvendëskryeministrit. Te njëjtat burime, theksojnë mediat nuk përjashtojnë edhe një marrëveshje te minutës se fundit edhe me AKR-në e Bexhet Pacollit, për te cilin thuhet se mund t?i ofrohet edhe posti i Presidentit. Një dite me pare ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës beri thirrje për një qeveri me duar te pastra, qe duhet te ketë sa me shume përfaqësim dhe besim ne popull. Ndërkohë zyrtaret ne Bruksel bëjnë thirrje për formim sa me te shpejte te qeverise, pasi kujtojnë se ne axhende janë edhe bisedimet Serbi-Kosovë.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?bXbLZ2yNrro","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}