E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen autorët e dyshuar të konfliktit në Vaqarr



TIRANË - Tre shtetas janë arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të konfliktit me armë, për çështje pronësie mes pjesëtareve të dy familjeve në fshatin Bulticë të Komunës së Vaqarrit në Tiranë. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, policia e Tiranës njoftoi dje se ka marrë masën e arrestit për Fadil Xhabafti, 27 vjeç, Rasim Xhabafti, 30 vjeç, Radmir Xhabafti, 25 vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim Fabjan Lamja, 21 vjeç, i dënuar një herë për plagosje, banues në fshatin Bulticë. Grupi hetimor, sipas burimeve zyrtare, ka zbardhur rrethanat dhe shkaqet e konfliktit mes anëtarëve të familjeve Xhabafti dhe Lamaj, që denigroi me plagosjen e pesë prej tyre. Mendohet se shkak është bërë pronësia për një pjesë toke në fshatin Bulticë. Gjithçka nisi mëngjesin e së dielës, në lokalin e shtetasit Flamur Xhabafti në fshatin Bulticë, ku Fabjan Lamja qëlloi me armë zjarri automatik duke plagosur Aqif Xhabafti, Rasim Xhabafti, Fadil Xhabafti, Abaz Lamja si dhe Muharrem Nurja, të cilët po kurohen në Spitalin Ushtarak dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë pësuar disa dëmtime të lehta në pjesët e këmbëve. Më pas ka ardhur edhe kundërpërgjigja po me armë zjarri nga personat brenda lokalit. Me cilësinë e provës materiale, forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan në vendin e ngjarjes 13 gëzhoja model 56, kalibri 7.62 mm, 2 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm, të paplasura. Bëhet e ditur gjithashtu se forcat e policisë, po punojnë për kapjen e shtetasit Fabjan Lamja, ndërsa çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprat penale, të “vrasjes me dashje, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.aa

22 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›