E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet avokati, premtoi lirimin e klientit kundrejt 300 mijë lekëve



Tiranë - Ditën e djeshme rreth orës 16:00 nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, u finalizua me sukses operacioni i koduar “SEKSERI” për arrestimin në flagrancë të Myftar Rustës, 46 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë, me arsim të lartë me profesion avokat. Nga hetimet paraprake të kryera me metoda speciale të hetimit, ka rezultuar se shtetasi Rusta ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/ 1 i Kodit Penal. Myftar Rusta duke përfituar nga profesioni Avokat i ka marrë vëllait të një klienti i akuzuar për vjedhje, i cili ndodhet në dhomat e paraburgimit me masën e sigurimit “arrest në burg” shumën e 300 mijë lekëve të reja, duke i premtuar se do të ndërhynte te prokurori dhe gjyqtari për të ndryshuar këtë masë sigurimi me arrest në shtëpi. Materialet hetimore i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

22 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›