E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vërteta e bllokimit të armëve

3 pistoletat u kapën nga skaneri në filialin të transitit . Posta Shqiptare garanton parandalimin e çdo lloj trafiku

Tiranë - Pistoletat e nisura nga Holanda drejt qytetit të Elbasanit nga shtetasi Agim Shëngjoni janë konstatuar dhe është bërë i mundur parandalimi i këtij trafiku nga Posta Shqiptare në bashkëpunim me organet e policisë së shtetit. I rëndësishëm është fakti se që në momentin e mbërritjes së kolisë postare në filialin e transitit në Kinostudio ku dhe bëhet kontrolli i imtësishmë i të gjitha kolive postare nga skaneri në dhomën doganore i vendosur atje ka arritur të identifikojë tre pistoletat e dërguara. I rëndësishëm është fakti që sinjali i dhënë nga skaneri është vlerësuar nga punonjësit e Postës Shqiptare dhe ato të doganës së këtij institucioni të cilët pasi janë siguruar mbi pakon e dyshimtë kane lajmëruar organet kompetente të cilët menjëherë kanë arritur në vendngjarje duke bërë organizimin e skemës për zbardhjen e çështjes. Posta Shqiptare edhe këtë radhë si dhe në raste të tjera ka dhënë kontributin e vet në zbulimin dhe goditjen e trafiqeve të cilët kanë tentuar të përdorin shërbimin postar për qëllimet e tyre. Menjëherë punonjësit e sigurisë postare kanë lajmëruar punonjësit e doganës, organet e policisë së shtetit si dhe prokurorinë të cilët vendosën që pakoja të riambalazhohet dhe të dërgohet në qytetin e Elbasanit ku qytetari pak orë më pas do të tërhiqte dërgesën e tij dhe në këtë mënyrë do të bëhej i mundur arrestimi i tij. Nga ana e filialit të postës në Elbasan ishin marrë të gjitha masat, duke filluar që nga punonjësit e sportelit, që të ruanin qetësinë në momentin e dorëzimit të pakos. Nuk është një rastësi që po këta punonjës që kanë konstatuar rasatin e mësipërm, kanë identifikuar dhe lajmëruar organet kompetente për raste analoge. Gjatë vitit të kaluar është arritur të kapet dhe një dërgesë tjetër në përmbajtje të së cilës kishte pistoleta për qëllime trafikimi. Megjithatë ky nuk është rasti i vetëm që kompania jonë ka arritur të pikasë dhe të parandalojë. Gjatë vitit 2007 Drejtoria e Sigurimit Postar ka arritur të identifikojë praninë e një sasie prej 10 kg kokainë në një koli postare të ardhur nga Brazili. Po gjatë këtij viti janë kapur nga kontrolli postar dhe 2 pako të tjera në brendësi të të cilave kishte lëndë narkotike dhe në bashkëpunim me organet kompetente është bërë i mundur arrestimi i personave përgjegjës.

22 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›