Themelohet Teatri i Qytetit në Podujevë

Podujevasit nga viti i ardhshëm do të bëhen më teatër profesional.
Në seancën e sotme, Kuvendi i Komunës së Podujevës mori vendim që të themelohet Teatrit i Qytetit të Podujevës, i cili do të mbajë emrin e aktorit të ndjerë llapjan, Avdush Hasani.
Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, tha për Indeksonline se vendimi për themelimin e teatrit është marrë më konsensus të të gjithëve
“Ekziston salla e filmit në Podujevë, që është rinovuar vjet, më një ndërhyrje të vogël nga ana jonë, besojë që do t'i plotësoi kushtet që fillimisht aty të nisin aktivitetet e teatrit”, tha Veliu./Indeksonline/