E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedojnë për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim më Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Michael Giffoni.

Me këtë rast, Ambasadori Giffoni prezantoi draft-marrëveshjen përfundimtare në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar – të cilat në nivel të dy grupeve të ekspertëve janë finalizuar dhe përafruar në muajin shtator.

Qeveria e Republikës së Italisë ka dhënë pëlqimin për t’u proceduar më tej për nënshkrim konform dispozitave ligjore të shtetit italian dhe të cilat janë përgatitur nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe ajo e Italisë. Këto Marrëveshje pritet shumë shpejt të nënshkruhen nga dy Ministrat respektiv të Drejtësisë dhe pas kësaj të hyjnë në fuqi.

Në këtë takim, gjithashtu u diskutua për sundimin e ligjit, ku të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që sundimi i ligjit duhet të jetë sa me efikas dhe ky efikasitet të ketë ndikim shumëdimensional, sidomos në tërheqjen dhe ruajtjen e investimeve të huaja, me thekës të veçante atyre italiane, ndërsa Ministri Kuçi premtoi që do të përdorin të gjithë mekanizmat ligjor dhe institucional që ta bëjmë sa me efikas sundimin e ligjit.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan në thellimin e bashkëpunimit edhe në çështje tjera, bashkëpunim i cili sipas tyre tani gjendët në fazë të avancuar në nivel të dy vendeve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›