E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në një banesë në Vlorë, shpëtohet e moshuara

Një e moshuar u ka shpëtuar mrekullisht flakëve që përfshinë sot banesën e saj në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” të qytetit bregdetar ku godina ku jetonte 75-vjeçarja Arikli Kruta është përfshirë nga zjarri por fatmirësisht e moshuara është shpëtuar në kohë nga zjarrëfikëset.
 

Mësohet se e moshuara jetonte e vetme në banesë dhe në pamundësi për të shuar flakët ka lajmëruar forcat zjarrëfikëse të cilat kanë bërë të munduar të shpërtojnë 75-vjeçaren e cila ka marrë vetëm disa lëndime në fytyrë.
 

Sipas saj ka qënë shkëndija elektrike ajo e cila solli dhe shpërthimin e kaloriferit e më pas përhapjen e flakëve në një prej dhomave të banesës.
 

Sipas hetimeve paraprake, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë së gruas së moshuar në momentin që ajo ka vendosur në punë kaloriferin.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›