E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lënia e turistëve në Egjipt, arrestohet pronarja e agjencisë

Turistët janë detyruar të paguajnë vetë biletat e kthimit, pavarësisht se kishin paguar edhe më parë për agjencinë turistike “Pasha Holiday”.

 Policia e Tiranës ka arrestuar sot pronaret e agjencisë, e cila pat pretenduar më parë se ajo kishte shpallur falimentin dhe nuk mund t’i sillte në Shqipëri turistët që ajo vetë i kishte çuar. Në pranga përfundoi Marselina Kerthoci, e cila akuzohet për mashtrim, fshehjen e të ardhurave si dhe falimentimit të detyruar.

"Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo shtetase nëpërmjet agjensisë së saj ka nisur në datë 02 Gusht 2012, edhe 188 shtetas shqiptar të tjerëë për pushime verore në Sharm El Sheik Egjipt kundrejt pagesave të ndryshme që variojnë nga 316 deri 600 euro, për të cilët ka rezultuar se pagesa ishte bërë nga ana e agjensisë vetëm për 3 ditë më parë, për 10 ditë dhe qëndrimi, ndërsa kthimi i këtyre personave nuk është bërë i mundur nga ana e kësaj agjensie por është bërë nga vetë personat kundrejt shumës prej 250 euro për person tek kompania ajrore “Bell Air” e cila ka bërë të mundur kthimin e turistëve", tha policia.

Gjatë hetimeve, rezultoi se Kerthoci kishte tërhequr mjaft para nga banka, çka tregon se gjendja e saj ekonomike nuk është e keqe. Ajo po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Turistët kanë shkuar 13 ditë më parë në Egjipt, duke paguar një paketë të plotë agjencinë turistike. /Start/

                                                                                             2012-08-14 10:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›