E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen dy persona, ishin në kërkim për kanosje dhe dezertim nga ushtria



Korçë – Policia e Korçës ka arritur të arrestojë personin e shpallur në kërkim, Algert Dushku, 24 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kolanec. Sipas burimeve policore për gazetën “Albania” se ndalimi i tij u bë pasi rezulton të jetë i dënuar me 6 muaj burg për veprën penale të “Dezertimit nga Ushtria” parashikuar nga neni 33/1 i Kodit Penal Ushtarak, nga gjykata e Tiranës. Ndërkaq, bëhet e ditur edhe se është ndaluar 39-vjeçari Artur Ymetllari, banues në fshatin Starovë të Pogradecit, i dënuar më parë për veprën penale të “Kanosjes”. Ai ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 ditë burg nga gjykata e Pogradecit për veprën penale të “Kanosjes”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

6 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›