E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, ishte prej dy ditësh klient në motel, gjendet i vdekur



brenda një moteli në Librazhd. Mësohet se viktima ishte strehuar dy ditë më parë në një dhomë të motelit, ndërkohë që trupi i tij u gjet dje nga pronari, të cilit iu desh të thyente derën e dhomës për të nxjerrë prej andej klientin që i kishte mbaruar afati i qëndrimit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Viktima nuk është identifikuar ende.

Merr flakë kamioni me polisterol te Shkëmbi i Kavajës, nuk ka viktima

Kavajë – Një qark i shkurtër elektrik, i shkaktuar në momentin kur një kamion po kalonte në autostradën Durrës-Kavajë është shoqëruar me flakë të mëdha zjarri, të cilat për fat të mirë nuk kanë shkaktuar asnjë të lënduar. Burime policore thanë për gazetën “Albania” se ngjarja ndodhi pak pas mesdite kur kamioni me targa TR 14 35 A ka shpërthyer në flakë në rrugën Durrës-Kavajë, pranë Shkëmbit të Kavajës. Bëhet e ditur ndër të tjera se vala e tymit ka qenë e madhe, ndërsa flakët për pak minuta kanë përfshirë kamionin, pasi lënda e polisterolit ka ndihmuar djegien shpejt të tij. Zjarrfikësit kanë mundur t’i shuajnë menjëherë flakët, duke mos lejuar që ato të përhapen më tej për të shkaktuar dëmtime. Por gjithsesi, djegia e kamionit shkaktoi edhe një trafik të rënduar në autostradën Kavajë-Durrës.

6 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›