Incidentet e zgjedhjeve në Fier, policia firmos 18 urdhër-ndalimi
Mes personave që kërkohen edhe Gjolek Malaj, i cili ishte prezent në Fier. Në kërkim janë edhe tre djem të rinj që provokuan Raimonda Bulkun
Habjon Hasani
Janë tetëmbëdhjetë persona për të cilët policia e Fierit ka firmosur urdhër-ndalimin pasi janë konstatuar në shkelje të ligjit gjatë ditëve të gjata të procesit zgjedhor. Mes personave në listë spikat emri i Gjolek Malajt, nipi i deputetit Gramoz Ruçi, i cili udhëhiqte listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Fier. Sipas të dhënave të siguruara nga qyteti i Fierit, Gjolek Malaj, nipi i deputetit Gramoz Ruçi, është një prej personave për të cilët policia e Fierit ka urdhrin “ta ndalojë dhe ta shoqërojë” pas një incidenti që ai pati drejtpërdrejt me drejtorin e Policisë së Qarkut të Fierit, Shemsi Premçi. Sipas të dhënave rezulton se në datën 30 qershor Malaj ka qenë në qendër të qytetit të Fierit duke pirë kafe, ndërsa vetë drejtori Shemsi Premçi i është afruar atij duke i komunikuar se duhet të shkonte me të për të dhënë sqarime për disa ndërhyrje të tijat gjatë procesit zgjedhor. Në këtë moment Gjolek Malaj, i revoltuar, ka refuzuar kategorikisht shoqërimin dhe ka replikuar ashpër me Premçin, ndërsa ky i fundit ka hipur në makinë nga ku më pas ka firmosur dhe urdhër-ndalimin për Gjolek Malajn. Zoti Malaj ka qenë në krye të “grupit operativ” të krijuar nga Partia Socialiste për mbrojtjen e votave në qarkun e Fierit, madje ai gjatë datave 28, 29 dhe 30 qershor ka ndërhyrë në shumë situata delikate kur njerëz pranë Partisë Demokratike kanë ndërhyrë në mënyrë të jashtëligjshme në qendrat e votimit apo në ato të numërimit.
Bulku
Në listën e personave që duhet të shoqërohen ose të ndalohen janë edhe tre të rinj nga qyteti i Fierit, të cilët kanë dhunuar dhe provokuar rëndë kandidaten e PD-së, Raimonda Bulku, ndërsa kjo e fundit kaloi mes turmës së protestuesve në Fier për të parë situatën në KZAZ-në Nr.20, e cila ishte bllokuar që prej datës 30 qershor. Tre personat janë dy vëllezër dhe një person i tretë me inicialet K. F., të cilët janë në kërkim nga policia për dhunim. Gjithashtu, në listën e urdhër-ndalimeve të policisë së Fierit janë edhe dy persona të tjerë që mendohet se janë mbështetës të Partisë Demokratike, nga fshati Rruzhdie. Këta dy persona kanë kërcënuar me fjalë dhe kanë bërë presion mbi komisionerët socialistë ditën e zgjedhjeve. Të gjithë emrat e mbetur të listës janë banorë të qarkut të Fierit të evidentuar në bllokimin dhe acarimin e procesit zgjedhor në këtë qark.
Fieri
Qarku i Fierit ka qenë një ndër më problematikët dhe më të acaruarit përsa i takon procesit zgjedhor. Numërimi i votave në Fier ka degjeneruar përgjatë katër ditëve. Tri kuti në KZAZ-në Nr. 20 (në gjimnazin “Perikli Ikonomi”) ngelën për më shumë se 17 orë të bllokuara. Rreth orës dy të mëngjesit të së mërkurës, në KZAZ-në Nr. 20 përfundoi numërimi i dy prej tri kutive. Të tria kutitë ishin të zonës së Libofshës. Nga numërimi i dy kutive rezultoi se Partia Socialiste fitoi mbi 700 vota më tepër dhe kaq ka mjaftuar që numëruesit dhe komisionerët e Partisë Socialiste të tërhiqeshin për të mos firmosur procesverbalin. sipas burimeve nga qyteti i Fierit, kutia e tretë u bllokua pas situatës së krijuar nga komisionerët e Partisë Demokratike. Sot këto kuti gjenden në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Tiranë dhe po presin numërimin.
6 Korrik 2009