Gratë në burgje, 16 prej tyre analfabete
Tiranë – Gratë, të cilat kanë nivelin më të ulët arsimor, janë më të prira për të kryer krime. Kjo tregohet më së miri në një nga studimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Sipas këtij studimi, nga 140 gra që ndodhen në burg dhe në paraburgime, 16 prej tyre janë analfabete. Sipas specialistëve, të gjitha këto gra kanë kryer veprën penale të vrasjes dhe kryesisht janë pjesë e krimeve brenda familjes. Nga statistikat e përgjithshme vetëm një grua është me arsim të lartë. Në Shqipëri janë dy institucione riedukimi të kategorizuara si institucione që kanë një seksion për gratë, “Ali Demi” (325) dhe “Jordan Misja” (313).
Në burgun “Ali Demi” janë gjithsej 102 gra. Niveli arsimor i grave të dënuara është: 72 gra janë me arsim 8-vjeçar; 18 gra kanë mbaruar arsimin e mesëm; 8 gra janë me arsim 4-vjeçar; 3 gra janë analfabete; 1 grua ka mbaruar arsimin e lartë. Ndërsa në paraburgimin “Jordan Misja”, sipas statistikave këtë vit, ndodhen 45 gra. Niveli arsimor i grave në këtë institucion është: 16 gra janë me arsim 8-vjeçar; 13 gra janë analfabete; 8 gra kanë ndërprerë arsimin e mesëm në vitin II të shkollës së mesme; 6 gra me arsim të mesëm; 1 grua me arsim fillor; 1 grua me arsim të lartë.
6 Korrik 2009