Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim
Autori i Lajmit: red.
Dje janë arrestuar dy persona në kërkim. Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit njoftoi se realizoi kapjen e shtetasit në kërkim, Sherbet Tresa, 36 vjeç, lindur dhe banues në Shkozë. Gjykata e Rrethit Tiranë me vendim të datës 30 dhjetor 2007, e kishte dënuar në mungesë me 5 muaj burg, për “vjedhje të mbetur në tentativë”. Po nga ky sektor u arrit të kapet një tjetër shtetas në kërkim, Pajtim Bezati, 41 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë. Për të, Gjykata e Apelit Tiranë me vendim të datës 11 qershor 2008, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Elbasan, duke e dënuar me një vit burg, për “falsifikim dokumentesh e formularësh”.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008