E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshohet për vjedhje, pranga 24-vjeçarit

Autori i Lajmit: red.
Komisariati i Policisë Kavajë ka arrestuar në flagrancë tre persona, të cilët dyshohen se kanë konsumuar veprën penale të “vjedhjes së mbetur në tentativë” në bashkëpunim. Lulëzim Dervishi, 24 vjeç dhe Flamur Nallbani, 38 vjeç, që të dy lindur dhe banues në Kavajë, dhe që të dy të dënuar më parë për vjedhje, akuzohen për vjedhje të një magazine me hekura. Policia tha se ka arrestuar dhe 24-vjeçarin Ervin Beu, lindur dhe banues në Kavajë, pasi dje ndaj tij është depozituar një kallëzim, se dyshohet të jetë autor i vjedhjes së magazinës, në bashkëpunim me Dervishin e Nallbanin.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›