E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grava përfundon sezonin

Nga Express më 16 janar 2011 në ora 19:08

Mbrojtësi i Napolit, Gianluca Grava ka dëmtuar ligamentet kruciale të gjurit të majtë dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të këtij sezoni, ka bërë të ditur klubi nga Serie A të dielën.

Grava u dëmtua gjatë barazimit 0-0 me Fiorentinën të shtunën në Stadio San Paolo. “Ai do të na mungojë shumë në fushë dhe në zhveshtore”, tha kapiteni i Napolit, Paolo Cannavaro.

Grava pritet të qëndrojë jashtë fushës për pesë deri në gjashtë muaj, ndërsa Napoli mund të kërkojë një zëvendësim para përmbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›