E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy të rinj, u kapën me kanabis

DURRËS- Mëngjesin e djeshëm janë arrestuar në flagrancë dy persona nga Durrësi, Dorald Xhani 21 vjeç dhe Igli Shahini 26 vjeç. Sipas burimeve nga policia e Durrësit, mësohet se gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivat e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe atyre të Komisariatit të Policisë Durrës, në një Internet Kafe në lagjen Nr. 14 Shkozet Durrës, këtyre shtetasve iu gjet e sekuestrua sasia prej 36.20 gram lëndë narkotike e llojit Kannabis Sativa, e ndarë në 11 qese farmaceutike, e bërë gati për shitje. Materialet për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës. Po dje është bërë i mundur arrestimi i 27-vjeçarit Fatjon Osmeni, i cili ishte dënuar me dy muaj burg për vjedhje dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›