Arrestohen dy vëllezër, tentuan grabitjen e një lokali pas dasmës
LEZHE - Dy vëllezër nga Lezha janë arrestuar, pasi tentuan të grabisin nën kërcënimin e armëve pronarin e një lokali në superstradën Fushë Krujë-Lezhë.
Pasi kanë dështuar në grabitjen e tyre, ata janë ndjekur nga forcat e rendit, të cilat u kanë vendosur prangat pak orë më vonë. Burime zyrtare të policisë së Lezhës pohuan arrestimin e Emiljano dhe Gjergj Toma, 31 dhe 29 vjeç. Sipas burimeve, rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së djeshme, dy vëllezërit Toma kanë mbërritur tek lokali në pronësi të Kol Gjeloshit, i cili ndodhet në kryqëzimin e fshatit Tale të Lezhës. Mësohet se grabitësit kanë shkuar në lokal, kur sapo kishte përfunduar një dasmë. Pasi kanë lënë dy automjetet e tyre tip "BMW" dhe "Audi", të dyja me targa të huaja ata janë futur të armatosur në ambientet e brendshme, ku kanë hasur Gjeloshin. Ata e kanë kërcënuar atë me jetë për t'u dhënë atyre paratë e fituara nga ceremonia martesore, por pasi kanë hasur në rezistencën e pronarit kanë qëlluar në ajër. Krismat e armëve janë dëgjuar nga banorë të zonës, të cilët kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Dy grabitësit janë larguar pa lekë nga lokali dhe me policinë që i ndiqte nga pas. Gjatë ndjekjes, ata braktisën njërën nga automjetet, por pa i shpëtuar prangosjes në orën 08:00 të ditës së djeshme. Pas ndalimit policia sekuestroi armët e zjarrit, një pistolete dhe një kallashnikov, si edhe dy automjetet e tyre. Mësohet se vëllezërit Toma akuzohen për veprën penale të "vrasjes së mbetur në tentativë", "armëmbajtje pa leje" dhe "tentativë grabitje". r.n