Shpërthim tek Azotiku, Fieri në alarm
Shpërthimi i një sasie lënde artizanale në ambientet e ish-uzinës Azotike, në Fier vë në alarm policinë dhe banorët e zonës.
FIER / MAJLINDA RAMA
Mesnatën e së dielës është dëgjuar një shpërthim në këtë zonë duke terrorizuar banorët, disa prej të cilëve kanë tentuar të largohen nga banesa. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se dyshohet që ngjarja është motivuar nga persona ende të paidentifikuar me qëllim vjedhjen e disa kabllove elektrikë, të cilët shtrihen në zonën ku ndodhi shpërthimi. Të njëjtat burime shtuan se sasia e lëndës plasëse është artizanale, nitrat i përzier me naftë. Policia e Fierit mohon që në ambientet e ish-ndërmarrjes së azotikut të jetë gjendur tjetër sasi e rrezikshme plasëse. Sipas tyre, në këtë ambient ka shumë lëndë kimike të rrezikshme në rast shpërthimesh dhe provokimesh nga faktorë të jashtëm, por mohuan pretendimet e zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje. Këta të fundit pas ngjarjes vunë alarmin, duke theksuar se pas shpërthimit u gjetën edhe rreth 200 kilogramë tritol shumë afër vendit, ku ndodhi shpërthimi i parë. Burime të brendshme në ish-ndërmarrjen e azotikut bënë të ditur se, ngjarja e dy netëve më parë për pak do të ishte kthyer në tragjedi, duke aluduar edhe për ndonjë akt të mundshëm terrorist. Shpërthimi ndodhi në vendin e quajtur reparti i "Urës së Re", në kanalin kryesor me kapak betoni në të cilin kalojnë kabllo prej bakri të tensionit të lartë. Banorë të cilët jetojnë fare pranë ish-uzinës u shprehën se ishin tronditur nga ky shpërthim, aq sa për pak çaste u larguan nga banesat. Ndërsa punonjësit e brendshëm të ish-uzinës e përshkruajnë si tepër të rrezikshme këtë situatë. Sipas tyre, në brendësi të kësaj ndërmarrjeje, vetëm 20 metra larg shpërthimit, ndodheshin të parkuara 3 autobote me gaz të lëngshëm. Gjatë shpërthimit mësohet se ato kanë pësuar ciflosje në sipërfaqe, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka rrjedhur gaz. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë pasojat do të ishin katastrofike. Shpërthimi rrezikoi të shembë edhe një nga kullat në të cilën ndodhen 100 tonë cianur dhe acid nitrik. Burime brenda ndërmarrjes pohojnë për gazetën, se nëse një sasi e tillë helmi do të shpërthente, jo vetëm zona pranë azotikut, por i gjithë qyteti i Fierit do të kontaminohej, duke e bërë ujin të papijshëm dhe ajrin krejtësisht të ndotur. "Sikur shpërthimi të kishte qenë më pranë dhe të kishte zgjatur pak më shumë do të ishte shkaktuar një katastrofë e vërtetë. Përveç gazit që ndodhej në bote dhe arsenikut të ngurtësuar, cianuri dhe acidi nitrik i depozituar në një kullë fare pranë, përbëjnë një rrezik evident, bënë të ditur burimet. Sipas tyre, shpërthimi i të tilla lëndëve në mjedis do të shkaktonte një katastrofë të vërtetë. "Duke qenë se këto dy lëndë janë tepër të rrezikshme në bashkëveprim me njëra-tjetrën, dëmet do të ishin shumë të mëdha. Acidi nitrik ka veti djegëse dhe gërryese, ndërkohë që cianuri është një helm shumë i fortë. Në këtë mënyrë duke rënë në kontakt me tokën, këto dy lëndë arrijnë të depërtojnë me lehtësi, duke e bërë ujin e qytetit tërësisht të papijshëm, ndërsa ajri për një periudhë të gjatë do të ishte i ndotur dhe me një erë të keqe", shprehen specialistë të ish-ndërmarrjes së plehrave azotike në fier. Punonjësit dhe zyrtarët e kësaj uzine shkojnë më tej se policia, përsa i përket dyshimeve për këtë ngjarje. Sipas tyre, ngjarja mund të ketë motiv vjedhjen e disa kabllove elektrikë, të cilët shtrihen pikërisht në zonën ku ndodhi shpërthimi. Në këtë pikë ata janë njehsuar me policinë, e cila pohoi se është duke hetuar në pistën e vjedhjes. Por burimet brenda ndërmarrjes hedhin dyshime të frikshme për një akt të mundshëm terrorist, për të shkatërruar ish-gjigantin e plehrave azotikë, e cila sipas tyre ndodhet në prag të privatizimit.
Shoqërohen rojet e objektit
Policia e Fierit pas ngjarjes shoqëroi për t'i marrë në pyetje shtatë rojet e objektit. Nga deponimet e tyre do të dalë në dritë nëse kanë parë apo jo veprime të dyshimta në mjediset e ndërmarrjes, për të zbuluar edhe shkaktarët e saj. Gjithashtu, janë pyetur edhe banorë të ndryshëm të zonës, të cilët mund të kenë vënë re ndonjë lëvizje të pazakontë në ish-ndërmarrjen e plehrave azotike. Policia bëri të ditur se është duke punuar për të identifikuar autorët si dhe për t'i kapur ata. Po sipas policisë dyshohet, që ky veprim është bërë për vjedhje, por që ka mbetur në tentativë. Blutë konfirmuan zyrtarisht se shpërthimi është bërë nga një sasi lënde plasëse artizanale.
Terrorizohen banorët: Na rrezikojnë pesticidet
Banorët e zonës janë terrorizuar në mesnatë nga shpërthimi, e më pas nga sirenat e policisë dhe zjarrfikësve. "U trembëm shumë pasi zhurma ishte e madhe. Kur ndodhi shpërthimi kemi dalë me vrap nga shtëpia. Mora fëmijët, ashtu siç ishin në gjumë, dhe ika me vrap drejt makinës, për t'u larguar. Jemi trembur pa masë", shprehet Marjana, një grua 45-vjeçare, shtëpia e së cilës ndodhet 100 metra larg vendit ku ndodhi shpërthimi në fjalë. Më shumë frikën banorëve ia ka shtuar edhe fakti se, ne këtë uzinë "fle" një sasi e konsiderueshme lënde helmuese. Një shpërthim i tillë mund të përhapte në të gjithë zonën, ndotje dhe lëndë helmuese. "Këtu ka pesticide të të gjitha llojeve. Vetëm arseniku që është i ngurtësuar në thasë, na tremb shumë. Fillimisht kur dëgjuam zhurmën, na shkoi mendja tek arseniku. Se mos vallë kishte ndodhur ndonjë reaksion kimik, që kishte bërë lëndën të pëlciste", tha një tjetër banor.