BE: Varfëria në Shqipëri u ul me 30%
Niveli i varfërisë në Shqipëri është ulur me 30 për qind. Ky është konstatimi i një prej agjencive prestigjioze të Bashkimit Evropian, ETF, e cila në raportin e saj vlerëson se krahasuar me vitin 2002, varfëria në Shqipëri është ulur në një masë të konsiderueshme.
"Një nga vendet më të reja në Evropë, Shqipëria, po punon fort për të ulur vdekshmërinë dhe nivelin e varfërisë dhe për të zgjidhur çështjet që lidhen me emigracionin, një faktor social-ekonomik dominues në dy dekadat e shkuara. Ky konstatim vjen nga raporti i ETF-së (Agjencisë së Bashkimit Evropian), ku thuhet se në këtë drejtim në Shqipëri gjithçka po ecën mirë. Bashkimi Evropian raportoi një ulje të madhe të përqindjes së varfërisë në Shqipëri, me 30%, krahasuar me vitin 2002. Por studimi i kësaj agjencie sjell fakte për një plakje të popullsisë në Shqipëri, duke humbur një nga tiparet dalluese me tendencën e vendeve evropiane, moshën e re mesatare të popullsisë. Raporti thekson se tendenca për uljen e numrit të lindjeve është shoqëruar me një rritje të shpejtë të numrit të popullsisë mbi 65 vjeç dhe ulje të numrit të popullsisë me moshë nën 15 vjeç. Fenomenet e migracionit dhe emigracionit ndikuan në uljen e popullsisë që jeton në fshat dhe shtimin e numrit të popullsisë urbane, veçanërisht në kryeqytet, në Tiranë. Shqipëria po përpiqet të zbatojë një sistem të ri legjislacioni, që përmirëson kushtet e punës dhe siguron mundësi të barabarta, përsa i përket barazisë gjinore, thuhet në vlerësimin e Agjencisë së Bashkimit Evropian që mbështet edukimin dhe formimin profesional në vendet që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, Agjencia e Bashkimit Evropian, që mbështet formimin profesional në vendet që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, e konsideron Shqipërinë si një vend prioritar. Kjo agjenci është angazhuar të ndihmojë Shqipërinë në zbatimin e politikave dhe ligjeve të reja për edukimin dhe formimin profesional dhe hapjen e vendeve të reja të punës. EFT po punon për përditësimin e legjislacionit për formimin profesional dhe krijimin e një agjencie kombëtare në këtë fushë, që do të ndihmojë në zhvillimin e burimeve njerëzore. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e Shkencës dhe Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe me partnerë të tjerë kombëtarë, projektet e ETF-së në Shqipëri synojnë shndërrimin e axhendës së BE-së për formimin profesional në një sistem kombëtar koherent në vitin 2010.
30 per qind
më i ulët është niveli i varfërisë në vend sipas raportit të agjencisë prestigjioze të Bashkimit Evropian, ETF, krahasuar me vitin 2002
2010 viti
kur agjencia ETF do të kontribuojë për shndërrimin e axhendës së BE-së për formimin profesional në një sistem kombëtar koherent