Arta Dobroshi dhe festivalet e “Lornës”
Filmi “Heshtja e Lornas” në të cilin luan aktorja kosovare, Arta Dobroshi, po vazhdon suksesin e tij nëpër festivale ndërkombëtare.
Pas festivalit të famshëm të filmit në “Canne” dhe “Karlovy Vary” në Çeki, momentalisht “Heshtja e Lornas” është dhënë premierë në festivalin ndërkombëtarë të filmit “New Horizonz”, që mbahet në Poloni, i cili ka filluar para pak ditësh. Pas shfaqjes së “Heshtja e Lornas”, kritikë të ndryshëm kanë vlerësuar me fjalë të mira filmin, duke e cilësuar atë si një ndër filmat më artistikë evropianë. Në këtë festival marrin pjesë edhe filma të tjerë, që kanë marrë pjesë nëpër festivale të mëdha, si filmi i zhanrit dramë “Four nights with Anna” nga Jerzy Skolimowski, film polak. Sipas kritikës, filmi “Heshtja e Lornas” është padyshim filmi më i mirë dhe e arsyeton pjesëmarrjen e tij në rivierën franceze, pra në Kanë. Regjia e filmit është bërë nga Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, të cilët edhe po marrin pjesë në festival. “Për më tepër, kampionët belgë të filmit nuk pritet të fitojnë diçka në këtë festival, pasi kështu ka ndodhur edhe kur ata u paraqitën me premierën e filmit ‘Fëmija’, film ky që fitoi ‘Palmën e artë’ në vitin 2005", shkruan kritika polake. Lorna është një shqiptare, e cila jeton në Belgjikë. Ajo dëshiron që të hapë një “Fast Food”, mirëpo për këtë nuk ka arritur që të fitojë para, pasi nuk ka leje qëndrimi atje. Kështu ajo martohet me një narkoman që quhet Cloudy, por ajo futet edhe më tepër në rrugët e krimit kur lidhet me një rus, i cili e shtynë atë që t’i japë sa më shumë drogë të dashurit të saj, në mënyrë që ai të vdesë dhe pastaj ai të martohet me të. Por, marrëveshja ndryshon, pasi ky është edhe qëllimi i mafies ruse, të cilët synojnë që ta shkatërrojnë shqiptaren e pafajshme. Aktorja shqiptare nuk do të jetë prezent në festival, pasi aty ndodhen vetëm regjisorët belgë. Ajo që e pret në radhë është Melbourne International Film Festival, i cili do të fillojë këto ditë. Pjesëmarrjen e Artës në këtë eveniment e ka konfirmuar një i afërt i saj. Sipas tij, ky festival është shumë i rëndësishëm për shkak se në të marrin pjesë regjisorët dhe aktorët më të njohur të Hollywood-it dhe Evropës.