Tentuan të marrin peng biznesmenin, prangosen
PUKE - Policia e Pukës arrestoi dje tre persona, të cilët tentuan të marrin peng një biznesmen ndërtimi.
Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se, janë vënë në pranga Artan Gjini, Aleksandër Gjini dhe Kelmend Marku. Këta tre person, në bashkëpunim i kanë ngritur kurthin biznesmenit me të cilin kishin debatuar më parë. Burime zyrtare të policisë së Pukës bëjnë të ditur se, rreth orës 21:00 të së shtunës, të arrestuarit në të dalë të qytetit të Fushë-Arrëzit kanë bllokuar aksin rrugor, ku i kanë zënë rrugën autoveturës me të cilën udhëtonte Sh. Sina. Policia ka mundur të evitojë këtë ngjarje, pasi ajo ishte vënë më parë në dijeni, që në momentin kur tre të arrestuarit dhe biznesmeni kishin debatuar ashpër në një lokal në Fushë-Arrëz. Ndërkohë, blutë sekuestruan edhe një thikë, e cila do përdorej për kërcënimin e Sinës. Policia tha se, tre pukjanët akuzohen për veprën penale "të heqjes së lirisë në bashkëpunim", dhe "kanosjes me armë. r.n