Meta: Rama-Berisha po zhdukin gjelbërimin
Kryetari i LSI-së akuzoi Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Edi Rama dhe Kryeministrin Berisha se po bashkëpunojnë për betonizimin e kryeqytetit dhe zhdukjen e sipërfaqeve të gjelbërta.
"Nuk do të lejojmë që 'mushkëritë e kryeqytetit' të shkojnë drejt zhdukjes, si rrjedhojë e aferave të paligjshme për ndërtime të pallateve nga 20 deri në 33 kate, ku janë të përfshirë edhe njerëz të afërt të Kryeministrit si dhe të kastës që po krijojnë Rama dhe Berisha në kurriz të interesave publike", u shpreh Meta. Këtë deklaratë, Meta e bëri gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë e njësisë bashkiake nr.8 në kryeqytet. Duke folur për rastin e kompleksit shumësportësh "Partizani", Meta tha se "kryetari i Bashkisë së Tiranës u angazhua më parë për të shtuar terrenet sportive në Tiranë, për të shtuar ambientet sociale dhe kulturore, për të mbrojtur ato sipërfaqe të gjelbëruara që kanë shpëtuar deri tani". "Berisha më parë e akuzonte Kryetarin e Bashkisë se e kishte shkatërruar kryeqytetin duke e betonizuar atë, ndërsa tani kemi një bashkëpunim perfekt për t'i dhënë goditjen përfundimtare qytetit tonë, duke e kthyer edhe të vetmin park që ka sot Tirana në një qendër urbane, duke ndërtuar kulla shumëkatëshe", tha Meta. Kreu i LSI u shpreh se si kryetari i bashkisë ashtu dhe kryeministri kanë marrë një angazhim të përbashkët. "Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë, tha Meta, janë angazhuar së fundmi të zhdukin terrenet sportive të sport-klub 'Partizanit', të kompleksit 'Dinamo', Kopshtin botanik dhe kompleksin e pishinave te Liqeni Artificial. Përmes nismave të paligjshme, këta duan të zhdukin hapësirat e gjelbra në Tiranë, dhe terrenet sportive ku stërviten mijëra të rinj dhe të reja", tha Meta. Kryetari i LSI duke vlerësuar rolin e të rinjve në politikë dhe në pjesëmarrjen e tyre në problemet e qytetit dhe të vendit të tyre, u shpreh se "investimi tek rinia mbetet investimi kryesor për LSI-në". Sipas tij, "dy janë qëllimet e LSI-së në këtë drejtimi, së pari, për të ndryshuar mënyrën e bërjes politikë në Shqipëri, dhe së dyti rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në politikë. "Nuk mund të japi atë energji thithëse dhe tërheqëse Shqipërisë për në Evropë, as Sali Berisha dhe as ndonjë tjetër që kërkon të bëjë garë me të për të qenë më autoritar apo më demagog sesa ai. Dhe nuk mundet të shuhet në Evropë duke përdorur rininë si fasadë", u shpreh Meta.
PD: Ligji i dosjeve në shtator
Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, u shpreh dje në një prononcim për mediat se, "ligji për hapjen e dosjeve u shty për javën e parë të shtatorit me kërkesën e opozitës". "Partia Demokratike dhe maxhoranca, duke e konsideruar një detyrim kombëtar dhe ndërkombëtar miratimin e këtij ligji, janë përpjekur për të arritur konsensus me opozitën, sikundër janë tërësisht të vendosur për miratimin e tij javën e parë të muajit shtator, në përputhje të plotë me rezolutën e Këshillit të Evropës. Të gjitha pretendimet e tjera janë të pabaza dhe të pavërteta", u shpreh Bogdani. Reagimi i zëdhënësit të PD-së erdhi si përgënjeshtrim ndaj publikimeve se deputetët të maxhorancës i kanë kërkuar Kryeministrit Berisha dhe Kryetares së Parlamentit, Topalli, të shtyjnë ligjin për hapjen e dosjeve.