Opozita kerkon pushtet permes shantazhit

Berisha Trukim i Rames me cimka sme largon nga pushteti. Prifti me ofroi videon por refuzova pazarin
Kryeministri Sali Berisha denoncoi dje menyren e shemtuar te manipulimit qe i eshte bere videos Prifti ndersa i kerkoi prokurorise te nise hetimet duke i garantuar lehtesim per zbardhjen e se vertetes. Z. Berisha akuzoi Edi Ramen si autorin e videos duke thene se ai eshte aq i paskrupullt sa per te mundur kundershtarin mund te beje cdo falsifikim por me cimka nuk vjen dot ne pushtet. Berisha zbardhi faktin se Prifti e ka vene ne dijeni per videon por kishte refuzuar pasi ne kembim te saj i kerkohej mosshembja e piramides se ish-diktatorit Hoxha.
Kryeministri Sali Berisha reagoi dje personalisht ndaj pergjimit te bisedes mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit te bere nga Prifti ne zyren e tij kur drejtonte Ministrine e Ekonomise duke e cilesuar videon nje montim diletantesk te bere per qellime perfitimi. Kreu i qeverise pergezoi z. Meta per lenien e imunitetit dhe prokurorine qe nisi menjehere hetimet. Z. Berisha pohoi se Dritan Prifti e ka vene ne dijeni per videon por sqaroi se ai e ka refuzuar pazarin e Priftit duke theksuar se permes pergjimeve dhe manipulimit te pamjeve filmike ai dhe Edi Rama donin te nxirrnin fitime.
Pershendes vendimin e Metes per heqjen e imunitetit. Pergezoj prokurorine e cila vendosi te nise hetimet ne menyre te menjehershme dhe garantoj qe do te kete cdo lehtesi per te hetuar cdo zyrtar te larte. Ne jemi nje vend qe respektojme institucionet e pavarura. Ajo video ka ardhur tek ju se kam dashur une. Eumlshte e vertete qe Prifti ma ka ofruar mua videon. Por Kryeministri u permbahet parimeve dhe nuk eshte ne moralin tim te merrem me ate video. E falenderoj cunin e Kristaqit qe dubloi cunin e Kicos ne cimkezim. Ata merren vetem me cimka dhe Zoti i clirofte shpirtrat e tyre. Ata qe tentuan te nxirrnin fitime nga kjo video dolen mashtrues dhe te paskrupullt - u shpreh z. Berisha. Kreu i qeverise tha se materiali i shfaqur eshte i montuar ne menyre diletanteske dhe per kete ka akuzuar kryetarin e Partise Socialiste Edi Ramen por edhe vete Dritan Priftin. Ai iu drejtua gjithashtu Rames duke i thene se permes cimkave nuk mund te vije ne pushtet.
Se treti dua te falenderoj djalin e Kristaqit per nderin qe me beri. Me montimin dhe trukimin e kesaj videoje ai deshmoi se eshte i biri i te atit. Ai mund te beje cdo lloj falsifikimi. Imagjinoni cmund te beje me ju nese ai vjen ne pushtet kur ai nuk permbahet as me zv.kryeministrin. Dalja e tij lakuriq eshte vendim i tij. Nuk resht se demonstruari qendrimin e neobllokmeneve pa asnje lloj skrupulli. Cuni i Kicos dhe ai i Kristaqit jane bashkuar. Ne rast se cuni i Kicos vuri oren ne dore per te me pergjuar cuni i Kristaqit urdheroi montimin ne Top Channel por prokuroria do te zbardhe ceshtjen. As cuni i Kicos dhe as ai i Kristaqit nuk do te mundin kurre qe as me cimka dhe me truqe te vijne ne pushtet. Ai eshte nje material i trukuar ne menyre diletanteske. Nje material qe kalon nga minuta ne minute. Pse jane trukuar Vetem ata e dine shpirti i tyre e di - tha z. Berisha. Kryeministri i vendit deklaroi me tej se video-pergjimi Meta-Prifti eshte i trukuar dhe akuzoi kreun e PS-se se ka falsifikuar dhe montuar videon. Por ne kete rast kreu i qeverise publikoi faktin se ne kembim te videos i eshte bere oferta per pazare politike konkretisht qe te terhiqej nga shembja e piramides ne qender te Tiranes. Ne rast se merr persiper te falsifikosh dhe te montosh ndaj Kryeministrit te vendit merret me mend se cfare i pret qytetaret e tu neser kur te jete ne pushtet. Ajo video ka ardhur tek ju sepse kam dashur une. Eumlshte e vertete qe Dritan Prifti me ka ofruar videon por i kam thene coje ku te duash eshte shume e vertete. Eumlshte e vertete qe jane bere shume oferta te tjera deri tek Piramida ku jetonin qe te mos prishet por Kryeministri i ketij vendi as nuk blen dhe as nuk shet. I permbahet nje morali dhe disa parimeve. Ju videon e moret sepse nuk e mora une. Po ta merrja une ju nuk e merrnit por kjo nuk mund te ndodhte sepse nuk eshte morali im. Ndaj dhe ajo qe mund te them edhe nje here eshte se e falenderoj te birin e Kristaqit qe dubloi ne kete rast te birin e Kicos ne cimkezimin. Cimka ishin ata ne bunker cimka mbeten dhe ne liri. Zoti u clirofte shpirtrat e tyre - theksoi z. Berisha. Ne vazhdim te akuzave Berisha tha se kreu i PS-se ka trukuar videon per te mundur kundershtarin politik per te ardhur ne pushtet. Nisur nga kjo Kryeministri kerkoi hetimin e plote te videos. Nje material qe kapercen nga sekonda e 43-te ne sekonden e katert te minutes tjeter atehere Kryeministri ka vetem nje kerkese qe prokuroria te beje hetimin me te plote. Ajo video ka ardhur tek ju sepse kam dashur une. Eumlshte e vertete qe Dritan Prifti me ka ofruar videon. Coja kujt te duash i kam thene. Eumlshte e vertete qe jane bere shume oferta te tjera deri tek Piramida ku jetonin qe te mos prishet por Kryeministri i ketij vendi as nuk blen e as nuk shet. Dhe eshte fat i madh qe keto jane ne duar te prokurorise dhe ajo do ti zbardhe - deklaroi z. Berisha.
Pergjimi manipulim per te implikuar kryeministrin
Trukimi i videos kapercim ne kohe prej 30 sek gjate filmimit
Nese videoja e bisedes mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit vezhgohet me kujdes ne treguesin e minutazhit dhe sekondave atehere eshte lehtesisht e dallueshme nje kapercim ne kohe prej 30 sekondash gjate filmimit. Nderprerja e filmimit ndodh pikerisht para se te permendet kryeministri Berisha duke lene te kuptohet qellimisht se ai kishte dijeni per koncesionet e hidrocentralit. Nderprerja e filmimit ndodh pikerisht para se te permendet kryeministri Berisha Dritan Prifti ka pranuar se jane hequr nga filmimi disa pjese sipas tij te panevojshme por qe ne fakt hedhin dyshime nese video publikohet per luften ndaj korrupsionit apo per qellime te pastra politike. Filmimet e pergjimit te Dritan Priftit te publikuar ne Top Channel jane te montuara aq sa per te ndryshuar me qellim kontekstin e bisedes per te implikuar kryeministrin e vendit. Pamjet e shfaqura e faktojne montazhin madje dhe vete autori i pergjimit ish ndashministri Dritan Prifti ka pranuar se ne pjesen e hequr kur flitet per miratimin -qe sipas videos -Meta ka marre nga kryeministri Berisha per koncesionin e nje hidrocentrali bashkebiseduesit kane folur per nje ceshtje tjeter qe nuk ka te beje me kete koncesion. Videos i mungojne te pakten 30 sekonda pas pjeses kur flitet per koncesionin
Nderprerjes i bashkangjitet nje pjese ku Ilir Meta flet per nje tjeter ceshtje per te cilen sipas pamjeve filmike ai thote se ka vene ne dijeni edhe kryeministrin. Por fakti qe ne kete pjese eshte folur per tjeter gje dhe jo per koncesionin e hidrocentralit sic lihet te kuptohet nga montazhi i filmimit pranohet edhe nga Dritan Prifti. Manipulimin e videos se xhiruar prej tij Prifti e ka pranuar ne nje interviste per gazeten Shekulli. Ja se cfare shkruan gazeta duke iu referuar intervistes se ish-ministrit.
Per aq sa mban mend ish-ministri Prifti ne ate pjese te videos diskutohet per emerime te tjera qe Ilir Meta kerkonte qe te beheshin ne administraten shteterorehellip.Ne pjesen e prere ndodhen porosite e emerimeve.
Pamjet e shfaqura ne Top Channel jane tashme ne duart e prokurorise. Organi i akuzes qe ka hapur hetimet per korrupsion aktiv e pasiv ka ne dore edhe kaseten origjinale. Konfrontimi i dy filmimeve atyre te montuara dhe atyre origjinale do te hedhe drite edhe mbi kete montazh qe kuptohet lehtesisht se eshte bere per te implikuar kryeministrin permes manipulimit te se vertetes. Hetimi i prokurorise pritet te zbuloje edhe autoret e ketij manipulimi. Ndersa zbulimi i manipulimit hedh gjithashtu dyshime te forta mbi arsyet e publikimit te ketij pergjimi te realizuar 10 muaj me pare nese ai behet publik ne emer te luftes kunder korrupsionit apo per qellime te pastra politike.