E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet autori i trete qe grabiti taksistin te Piaca ne Tirane

Arrestohet autori i trete i grabitjes se taksistit Ilmi Sina ngjarje e ndodhur me 1 janar 2011 eshte arrestuar sot nga polcia e Tiranes. Ai eshte vene ne pranga pasi dyshohet se ka lidhje me vjedhjen e shtetasit Ilmi Sina me profesion Taksist. Ndersa dy bashkepunetoret e tij kane qene arrestuar dite me pare ne saje te nje operacioni te policise se Tiranes i koduar Pasagjeri. Nga ana e policise u arrit identifikimi i Vladimir Kurti 20 vjec banues ne Kamez si dhe kapja e tij si bashkepunetor ne vjedhjen e ndodhur me date 01 Janar 2011 ne afersi te Piaces ne Tirane. Kjo vjedhje eshte realizuar 20 vjecari Kurti sepse ne bashkepunim me Hysen Dacin 19 vjec Gjon Gjoka 18 vjec te dy banues ne Kamez dyshohet se i kane vjedhur me dhune mjetin taksi me targe TR 411 C 44 vjecarit Ilmi Sina me banim ne Tirane si dhe nje shume prej 10 mije leke. Sipas hetuesve dyshohet se te tre personat jane hequr fillimisht si kliente duke kerkuar sherbimin e Sines deri ne periferi te Tiranes. Pikerisht atje ku ishte edhe destinacioni fillestar i tyre tre te rinjte me ane te dhunes i kane marre makinen parate qe taksisti kishte me vete si dhe nje celular. Sipas policise arrestimi i 20-vjecarit Vladimir Kurti u arrit pergjate oreve te vona te djeshme ne rrugen Myslym Shyri ne Tirane. Nderkohe materialet e perpiluara ne ngarkim te tyre do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per hetime te metejshme ndaj tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›