E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ne pranga dy shqiptaro-maqedonas dhe nje kroat per trafik droge

Arrestimi i tyre ka ardhur fale planit special te masave i ndermarre se fundmi nga Policia e Shtetit

Rreth 3.5 kg lende narkotike ka gjetur policia e Durresit gjate nje operacioni te koduar Kodi 98 i zhvilluar gjate mesdites se djeshme qe ka bere te mundur arrestimin ne flagrance te 3 shtetasve dhe sekuestrimin e kesaj sasie e dyshuar si lende narkotike e llojit heroine. Te arrestuarit jane dy shqiptaro-maqedonas dhe nje i trete nga Kroacia. Keshtu pas finalizimit me sukses te ketij operacioni u be arrestimi ne flagrance per vepren penale te trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim i shtetasve Arif Arifi 39 vjec banues ne Tetove Maqedoni Fatmir Osmani 32 vjec banues ne Gostivar Maqedoni Berislav Zigrovic 43 vjec banues ne Zagreb Kroaci. Drejtori i Policise se Qarkut te Durresit Aleks Hajdari ka deklaruar se pas kryerjes se veprimeve te para lidhur me kete rast do te fillojne edhe hetimet per te bere edhe percaktimin e prejardhjes destinacionit apo edhe perfshirjes se personave te tjere ne kete trafik. Nderkohe qe mesohet se arrestimi i tyre ka ardhur fale planit te ri te masave i ndermarre se fundmi nga Policia e Shtetit.

Operacioni

Sipas policise kapja e ketij grupi personash ne flagrance ne qytetin e Durresit ka ardhur pas nje kontrolli te ushtruar nga sherbimet e Policise se Qarkut ne kuader te plan-veprimit i cili ka si kontekst rritjen e eficences se sherbimeve te policise ne parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurise ne komunitet. Ky kontroll eshte ushtruar gjate kohes kur ata udhetonin me automjetin tip BMW me targa Kosove SK 588 UC. Ne momentin qe eshte verifikuar edhe zbulimi i kesaj lende narkotike eshte krijuar edhe operacioni Kodi 98. Gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin e tre te dyshuarve si bashkepunetore u gjeten te fshehura ne te 6 pako e gjysme me nje substance e cila per nga karakteristikat ngjason me ate te lendes narkotike heroine. Drejtori i Policise se Qarkut Durres Aleks Hajdari deklaroi Pas kryerjes se veprimeve te para lidhur me rastin ne fjale do te hetohet edhe mbi percaktimin e prejardhjes destinacionit dhe perfshirjes se personave te tjere ne kete trafik.

Ne kuader te planit special te masave per parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurise ne komunitet jane regjistruar per qarkun e Durresit qe prej fillimit te zbatimit te tij deri me tani 11 raste te personave ne kerkim te kapur si dhe 7 shtetas te proceduar penalisht per mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake. Masat ne zbatim te tij do te kene vend edhe ne ditet ne vijim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›