E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen italiane dhe shqiptare me 68 kg kokaine e heroine

Nga grup kriminal i perbere prej 5 italianesh dhe 3 shqiptaresh eshte shkaterruar diten e djeshme nga forcat policore italiane ne Milano. Agjentet e antidroges kane sekuestruar nje sasi te konsiderueshme heroine dhe kokaine e cila ishte e destinuar per tregun e brendshem. Sipas raportimeve te mediave italiane operacioni eshte zhvilluar mes provinces Monza-Brianza dhe Komo te Milanos. Gjate arrestimit te dyshuarve jane gjetur dhe sekuestruar 68 kg droge 48 prej te cilave ishin heroine dhe 2 kg ishin kokaine. Nderkohe policia italiane nuk ka bere te ditur emrat e asnje prej te arrestuarve. Policia italiane ka arritur te sekuestroje dhe laboratorin ne te cilen punohej lenda narkotike e cila ishte ndertuar brenda nje autokarroje ne te cilen ishin vendosur te gjithe pajisjet e domosdoshme per te pergatitur drogen. Mediat italiane bejne te ditur se heroina dhe kokaina e sekuestruar nga perllogaritjet e vleres kap shifren e 2 milione eurove.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›