Arrestohen me 32 mije USD dhe 1.2 kg flori kontrabandë
Dy persona janë arrestuar në aeroportin e rinasit nën akuzën e "Mosdeklarimit në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë e kontrabandës me mallra të ndaluar". Policia e Tiranës tha se ka ndaluar Vasip Habilin, 47 -vjeç dhe Gëzim Pujës, 44 -vjeç, pasi rreth orës 14:20 të së dielës, në momentin që do të udhëtonin me linjën ajrore "Turkish-Airlinës" nga Tirana për në drejtim të Turqisë, përgjatë një kontrolli të ushtruar ju gjetën një sasi e konsiderueshme parash prej 31900 dollarë. "Shtetasit Vasip Habili, ju gjend shuma e parave e pa deklaruar prej 16900 dollarë dhe shtetasit Gezim Puja shuma e parave të padeklaruar prej 15000 dollarë. Po ashtu atyre ju gjend dhe ju sekuestrua dhe një sasi prej 1139 gramë flori, e cila ju gjend e fshehur në gjashtë qese, ku njëra prej tyre me peshë prej 82.4 gramë" thanë buimet nga policia. sipas tyre, falë informacioneve të operative të poseduara nga seksioni i hetimit në Komisariatin e Policisë së Rinasit, u mundësua edhe kapja e tyre.